Si e sulmoi sot në tubim Kurti, Molliqajn – për abuzim me paratë e VV-së!
Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 13 January 2018
Albin Kurti i cili po kërkon edhe një mandat në krye të Vetëvendosjes ka paraqitur sot platformën e tij.
Me një fjalim të gjatë para të pranishmëve, ish-kryetari i VV-së ka goditur ish-sekretarin e partisë Dardan Molliqaj për abuzim me financa. Të njëjtat akuza në drejtim të Molliqajit i kishte bërë edhe deputeti i VV-së, Liburn Aliu.
Ish-sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, që ditë më parë edhe ka dhënë dorëhejqe nga Lëvizja, është goditur sot edhe nga Albin Kurti për menaxhimin e financave të VV-së.
Kurti në fjalimin e tij të gjatë, nderë të tjera ka përmendur edhe mënyrën se si janë shpenzuar paratë në partinë e tij.
“Decentralizim, si për pagat ashtu edhe për buxhetin. Më shumë buxhet i Lëvizjes duhet të shkojë në qendra, dhe, në vend se të rriten rrogat e pak vetave në kryeqytet, duhet të rritet numri i njerëzve të punësuar nga Lëvizja në të gjitha qendrat anembanë Kosovës”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon punën e saj falë tri burimeve financiare, e ato janë fondi prej buxhetit të shtetit, donacionet, dhe kontributi i anëtarësisë.
“Për të bërë sa më shumë punë Lëvizja, por edhe për të patur sa më shumë donacione, është e domosdoshme që shpenzimi i parave të përmbushë tre kritere: Të jetë tërësisht transparent, të jetë mbi bazën e kursimit dhe efikasitetit, do të angazhohemi që shpenzimet për paga dhe për qera të zyrave të jenë nën 50% të buxhetit të përgjithshëm”, ka bërë me dije Kurti.
Kurse, njëri ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka zbuluar javë me parë detaje të funksionimit të partisë së tij, pas përçarjes së VV’së.
“Brenda Lëvizjes Vetëvendosje kemi pasur, dhe kemi një sekretariat të përgjithshëm, i cili e ka krijuar një diferencim brenda Lëvizjes”, ka thënë ai ,teksa ka folur për punën e ish-sekretarit Dardan Molliqaj.
“Është krijuar diferencimi ndërmjet aktivistëve vullentarë, të cilët punojnë kudo nëpër struktura, degë, qendra, dhe pika të VV, dhe sekretariatit të përgjithshëm të aktivistëve, të cilët paguhen me rrogë, të cilët në njëfarë mënyre e kanë krijuar një shoqëri të mbyllur, dhe përpos që paguhen, e kanë pasur bukur një autoritet më të madh mbi qendrat”, ka treguar Aliu.
E vetë Molliqaj në një intervistë televizive pati kritikuar Liburn Aliun e Xhelal Sveçlën se i kanë pagat e larta.
“Më kanë akuzuar për paga të larta dhe pagesa që kam bërë. Unë nuk kam bërë dallime në paga dhe s’kam marrë pagë të lartë. E vërteta është ndryshe, pagat e disa aktivistëve janë tepër të ulta. Ato paga sillen kah 440 euro. Nuk ka rroga 800 euro në Sekretariat të VV’së. Në krejt Kosovës mund të them se paguhen ndoshta 70 aktivistë”, ka thënë Molliqaj.
Të tjera
-
Alarm në Gjermani, një bom*ë 500 kilogramëshe gjendet në afër të “Mewa Arena”
Pavarësisht se Lufta e II Botërore është mbyllur në vitin 1945, nuk janë të p...
-
Djali i shoferit të Pal Lekajt i dehur god*t një këmbësore në Gjakovë, voziste pa patentë shofer
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Jo rrallë...
-
Burri nga Ferizaj largohet nga shtëpia me para, veturë dhe dokumente, gruaja e paraqet në polici
Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dh...
-
Lajçak deklarohet për takimin e sotëm, thotë se ka paraqitur një ‘dokument kompromisi’ për dinarin
I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, k...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...