Sport

Si e rrënoi Bartomeu Barçën, shpërblimet e çmendura që u jepte futbollistëve

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 08 October 2021

Rrënimi i Barcelonën për shkak të keqmenaxhimit të presidentit Bartomeu nuk ishte si rrufe në qiell të hapur. Mediet katalane kanë zbuluar së fundi se në kontratat e futbollistëve, sidomos kur firmosej rinovimi, përfshiheshim premio të shumta që bazë të disa arritjeve sportive, lehtësisht të realizueshme.

11 milionë euro shpërblim në luan të paktën gjysmën e ndeshjeve të një sezoni, një milion e dyqind mijë euro më shumë për kalimin e fazës së grupeve të Championsit, tre milionë e gjashtëqind mijë në fiton “tripletën”, apo 15 milionë premio vetëm sespe i qëndron besnik klubit.. janë vetëm disa nga paradokset që në kontratat që u ofronte Bartomeu lojtarëve kryesorë kur rinovuan marrëveshjet.

Pikërisht këto kontrata të fryra me shpërblime të ndryshme shpjegojnë hendekun në masën e pagave të klubit “blaugrana”, që shefi ekzekutiv i klubit, Ferran Reverter, shpjegoi të mërkurën e kaluar.

-Advertisement-

Një medie katalane shpjegoi në detaje kontratat e dy futbollistëve, të cilëve nuk u zbuloi emrat, por që ilustrojnë fryrjen e pakuptimtë të pagave me shpërblime të lehta për t’i fituar.

Kështu, në njërën nga kontratat e zbuluara, u specifikua se për të qëndruar në klub në sezonin 20-21, futbollisti do të përfitonte 6.7 milionë euro për besnikëri. Nëse do të vazhdonte në skuadër edhe sezonin tjetër (2021-2022), do të shpërblehet me 2.8 milionë euro dhe me 5.6 milionë nëse qëndron edhe sezonin e ardhshëm. Gjithë këto shpërblime edhe pse ka një pagë prej 13.5 milionë eurosh në sezon.

Por ka edhe më shumë: duke luajtur të paktën gjysmën e ndeshjeve të sezonit, futbollisti në fjalë do të merrte 2 milionë më shumë në sezon në vitin e tij të parë pas rinovimit. Kjo përqindje e ndeshjeve u ul me kalimin e kohës, duke arritur në 35% të ndeshjeve të luajtura në vitin e fundit të kontratës së tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera