Si e pranuan Kurti dhe Borrelli se plani është i BE-së, e jo franko-gjerman?

Autori: Gazeta inFokus
11:02 | 15 November 2022
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, e ka pranuar të hënën se propozimi që e kanë prezantuar për Kosovën dhe Serbinë, nuk është franko-gjerman por se është prezantuar nga ai dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ai mes tjerash ka theksuar se planin në fjalë nuk e kanë refuzuar palët përkatëse dialoguese.
“Propozimi që kemi paraqitur; jam i lumtur të them se Franca dhe Gjermania kanë qenë shumë mbështetëse për këtë propozim. Ky propozim i quajtur edhe franko-gjerman, në fakt është mbështetje franko-gjermane, por propozimi i paraqitur nga unë dhe Miroslav Lajçak është propozim që përpiqet të dalë nga kriza”, ka thënë Borrell.
Njëjtë tha edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili nga Forumi Ekonomik i Vjenës, e pranoi se në ditën e 9-të të shtatorit, iu prezantua plani për një marrëveshje me Serbinë.
Kjo sipas tij u bë nga Miroslav Lajçak, e jo nga Jens Ploetner ose Emmanuel Bonne.
“Ky është më tepër propozim i Brukselit i cili mbështetet nga të dy, Parisi e Berlini por edhe nga Uashingtoni. Propozimi u shpall në takim nga Lajçak dhe ai kishte mbështetjen e tre qendrave”, tha Kurti.
Ditë më parë për këtë plan foli në Rubikon të Klan Kosovës edhe kryekuvendari Glauk Konjufca.
Ai mes tjerash tha se në bazë ky plan është i mirë për zgjidhjen e relacioneve Kosovë-Serbi.
“Të gjitha ato rezervat që i kemi, paraprihen prej fjalisë me të cilën fillon që ky është një plan, në bazë është një plan i mirë për t’i zgjidhur deri në njohjen e plotë në relacionin në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
Sipas tij, Serbia e ka refuzuar këtë plan, por edhe nëse e nënshkruan, Kosova s’duhet të krijojë iluzione, pasi, sipas tij, ajo në çdo moment mund ta “thyej” atë marrëveshje.
“Ne po supozojmë që po nënshkruhet kjo marrëveshje, edhe pse po më duket që po flasim në ajër, pasi Serbia e ka refuzuar, nuk e di çfarë pasojash mund të ketë ajo që e ka refuzuar, por nuk po shoh kurrfarë pasojash nga bashkësia ndërkombëtare. Edhe kur Kosova e nënshkruan, edhe kur Serbia e nënshkruan, ne s’duhet të futemi në iluzione sepse Serbia në çdo moment mund ta thyejë këtë marrëveshje”, ka shtuar ai.

Të tjera
-
BBC: Zjermi i Shqipërisë, mënyra perfekte për të mbyllur gjithçka në Eurovision
Disa nga këngët më të mira të Eurovisionit krijojnë një urë lidhëse midis tra...
-
“Zjerm” elektrizon publikun në finalen e Eurovisionit
Me këngën “Zjerm”, interpretuesit Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca u ngjitën në...
-
Rubio mirëpret marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve mes Ukrainës e Rusisë
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, përshëndeti sot nga Roma marrëves...
-
Trump “i vë vulën”: Pa u takuar unë me Putinin, nuk merr fund luf*ta në Ukrainë!
Pasi bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në Stamboll dështuan të prodhojnë rezulta...
-
Takimi me Macron në Tiranë, Osmani thotë se biseduan për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin francez Emma...
-
Edhe pak minuta, kështu mund të votohet për “Shkodrën Elektronike” në natën finale
Ka nisur nata finale e Eurovisionit, ku Shqipëria po përfaqësohet nga grupi “...
-
‘E ka rrok makina…”, biznismeni mezi mban lotët kur rrëfen se si e humbi motrën më të vogël
Biznismeni i njohur, Besnik Imeri, me emocione të mëdha tregon ngjarjen se si...
-
Osmani takohet me Erdoganin, e falënderon për bashkëpunimin në përforcimin e pozitës ndërkombëtare
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin turk, Recep Tayyip ...
-
Nemo, fituesi i Eurovisionit në 2024-në, edhe në finalen e sivjetme në Bazel theu “kode”
Këngëtari zviceran Nemo është rikthyer për të përsëritur këngën e tij fituese...
-
The*je me thi*ë në një kafeteri të Prishtinës, nga Emergjenca flasin për gjendjen e dy të lënduarve
Dy persona janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pasi j...
-
Norvegjia, shteti i parë që e nis Eurovisionin
Norvegjia është nga shtetet e para që ka nisur performimin në festivalin më t...
-
Si funksionon votimi në Eurovision?
Eurovisioni është rikthyer – këtë herë në Bazel të Zvicrës. Gara evropiane e ...