Si e përshkruante diplomati amerikan takimin e Rugovës me banorët e Malishevës gjatë luftës
Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 15 October 2021
Emisari amerikan për Kosovën në vitin 1998, ambasadori Christopher R. Hill, në librin e sapobotur të kujtimeve për karrierën e tij si diplomat, “Outpost: Life on the Frontlines of American Diplomacy” (Pararojë: Jeta në vijat e para të frontit të diplomacisë amerikane) shkruan ndër të tjera për luftën në Kosovë dhe rreth Kosovës, transmeton koha.
Duke përshkruar një vizitë që kishte bërë bashkë me presidentin, Ibrahim Rugova, në fshatrat e Malishevës të kapluara nga lufta në nëntor të atij viti, ambasadori Hill shkruan:
E mora (Rugovën) në makinën time më 3 nëntor (1998) dhe shkuam së pari në fshatin e vogël pitoresk, në Banjë të Malishevës. Minareja e xhamisë së fshatit ishte rrëzuar nga një predhë shumë precize nga tanku, dhe kërma të kafshëve të banorëve të fshatit ende po prisheshin në fushë që prej një muaji, kur serbët i kishin përdorur si ushtrim për marrje në shenjë. Vazhduam pastaj për në fshatin e vogël Ostrozub, ku poashtu dolëm jashtë në rrugën kryesore, që gëlonte me banorë të kthyer që bartnin dhe tërhiqnin zvarrë plaçkat e veta personale teksa ktheheshin nga mali ku qenë fshehur me javë të tëra në pyll. Reagimi i tyre kur e panë Rugovën ishte i jashtëzakonshëm. Njerëzit fillimisht ngurruan kur e panë prijësin e vet prej më shumë se një dekade, pastaj iu afruan dhe iu hodhën me krahë rreth qafe, duke e puthur në faqe. Disa iu hodhën në përqafim dhe i ranë në gjunjë, duke ia puthur dorën, si të ishte Papë.
U ndala për të kapur pamjen në tërësinë e saj. Për ata që kishin thënë se e ka pasur puna e tij, do të doja ta shihnin tani. Se çka i bën disa politikanë karizmatikë dhe çka jo ka qenë koncept përherë i pakapshëm për mua, por në këtë ditë e pashë se Ibrahim Rugova ishte forcë që duhej bërë hesap – ndoshta arsyeja pse UÇK-ja dhe të tjerë ishin aq të ashpër me të. (Christopher R. Hill, “Outpost”, Simon & Schuster, New York, 2014, fq. 143-144; fragment i përkthyer nga Muhamet Hamiti).
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...