Lajme

Si e parasheh kushtetuta zgjedhjen e Presidentit?

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 03 April 2021

Seanca për zgjedhjen e Presidentit është thirrur për orën 18.00.

E kandidat tashmë dihet se janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Mirëpo çfarë thotë Kushtetuta për Zgjedhjen e Presidentit të Kosovës?

-Advertisement-

Neni 86 i Kushtetutës së Kosovës parasheh që zgjedhja e presidentit të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Pika katër e nenit 86 thotë se zgjedhja e presidentit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk merr shumicën e votave, Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera