Fokus

Si e paralajmëroi Trump arritjen e marrëveshjes historike këtë vit përmes letrave për Thaçin e Vuçiqin

Autori: Halil Berisha 12:00 | 03 September 2020

Njeriu më i fuqishëm në botë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si duket edhe kishte paralajmëruar që këtë vit do të arrihet një marrëveshje historike në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kjo nëpërmjet disa letrave që ua kishte dërguar edhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan gazeta Infokus.

Madje, për një gjë të tillë, Presidenti Donald Trump, kishte shkruar edhe këtë vit, për pavarësinë e Kosovës në letrën që ia dërgoi Hashim Thaçit.

-Advertisement-

Në mesin e letrës së urimit për ditën e pavarësisë, Trump kishte thënë “Ne ju dëshirojmë sukses këtë vit teksa do të fokusoheni nën normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

Ndërsa, kishte vazhduar duke përmendur fuqizim të sundimit të ligjit e përmirësimin ekonomik derisa edhe kishte thënë që e ardhmja e Kosovës është e ndritur.

“E ardhmja e vendit të juaj është e ndritur. Shtetet e Bashkuara mbesin të angazhuara në lidhjet tona të forta bilaterale, të forcuara nga puna e madhe e popullatës së juaj dinamike dhe angazhimin e juaj të vazhdueshëm për vlera të përbashkëta”, kishte shkruar Trump.

Por edhe më direkt ishte në letrat që ua kishte dërguar edhe Hashim Thaçit e edhe Aleksandar Vuçiqit, në fund të vitit 2018, shkruan Gazeta Infokus.

Madje Trump në letrën dërguar Thaçit i kishte thënë që do t’i mirëpres në Shtëpinë e Bardhë për të festuar marrëveshjen historike.

“Po shikoj përpara që t’iu pres juve dhe Presidentin Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë për të festuar atë që do të jetë marrëveshje historike”, kishte shkruar Trump.

Kjo duke thënë gjithashtu se dështimi për të arritur këtë gjë do të ishte një ngecje tragjike, shkruan Gazeta Infokus.

E të njëjtat fjalë i kishte thënë edhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Unë gjithashtu ju bëj thirrje të dyja palëve të arrijnë një marrëveshje mbi normalizimin sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të përmbahet nga aktet që e bëjnë më të vështirë. Marrëdhëniet paqësore dhe produktive midis Serbisë dhe Kosovës do të ishin një moment historik për rajonin. SHBA janë të gatshme të ndihmojnë”, kishte shkruar Trump./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera