Si e paralajmëroi televizioni më i madh amerikan dhunën ndaj deputetëve shqiptarë në Maqedoni
Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 28 April 2017
Në kohëra normale, bota tenton ta injorojë Maqedoninë dhe popullin e saj prej 2 milion banorësh, një e katërta prej të cilëve janë shqiptarë. Por momentalisht, bota nuk është duke e injoruar Maqedoninë, përkundrazi, dhuna që ka shpërthyer mbrëmë ka tërhequr vëmëndjen e të gjitha qeverive europiane dhe jo vetëm.
“Urrejtja po hyn gjithnjë e më thellë në Ballkan dhe rejat e fundit nga Maqedonia sjellim lajme edhe më ogurzeza – paralajmëronte për eskalimin e krizës televizioni prestigjoz amerikan “Fox News” para një muaji. – Kësaj radhe vendi ndodhet buzë destabilizimit për shkak të legjitimitetit të minoritetit etnik shqiptar: A duhet të njihet shqipja si gjuha e dytë zyrtare në shtetin ku përfaqëson më shumë se 25 për qind të popullsisë.”
“Syri.net” sjell shkrimin e plotë të televizionit më të madh amerikan, i cili paralajmëronte liderët europianë, dhe jo vetëm, për shpërthimin e konflikteve entike në Maqedoni, vendit të vogël ballkanik që është pozicionuar në mesin e interesave kontradiktore mes SHBA-së dhe Rusisë.
Presidenti Ivanov i ka quajtur kërkesat e fundit për njohjen e mëtejshme të gjuhës shqipe si një “kërcënim për sovranitetin e Maqedonisë.”
A është kjo vërtet dicka që lidhjet me gjuhën e pakicës shqiptare apo Presidenti Ivanov po përpiqet të fshehë diçka tjetër?
Në fakt historia ka filluar dhjetorin e kaluar, kur partia nacionaliste maqedonase, VMRO-ja, fitoi me një rezultat të ngushtë zgjedhjet politike. Nikola Gruevski, i pari kryeministër dhe lider i VMRO-së, nuk ishte në gjendje të bindte shqiptarët të bashkoheshin me të për të formonin një qeveri. Në vend të kësaj, Social Demokratët (partia e dytë kryesore e Maqedonisë), ia dolën të nënshkruanin një marrëveshje me pakicat shqiptare dhe arritën të mblidhini 67vendet e nevojshme për të formuar qeverinë.
Por Presidenti Ivanov dhe ish-kryeministri Gruevski, janë të shqetësuar se mos Zoran Zaev, lideri i Social Demokratëve, përdor pushtetin e tij për të ri-hapur hetimet e përgjimeve të paligjshme dhe skandaleve të korrupsionit që kanë përfshirë qeverinë e Gruevskit në fillim të 2015-ës.
Kjo mund të shënonte fundin politik të Gruevskit i cili mund të përfundojë në burg për shumë nga veprat e së kaluarës.
Për të shmangur burgosjen e miqve të tij, Presidenti Ivanov është duke nxitur përplasje etnike mbi çështje të tilla si “përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet publike.”
Në fakt, përdorimi i gjuhës shqipe ka qenë pjesë e marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, kur shumica maqedonase ranë dakord për të siguruar më shumë të drejta për pakicën etnike shqiptare, e cila përbën 25 për qind të popullsisë.
Njëra prej këtyre të drejtave ka qenë integrimi i gjuhës shqipe si gjuhë e mesme zyrtare në institucionet qeveritare dhe publike.
Për ata që nuk e dinë, Maqedonia ishte një nga republikat e formuara pas shpërbërjes së ish- Jugosllavisë.
Për koalicionin perëndimor, duke përfshirë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, Maqedonia ishte (dhe është ende) një eksperiment, ku ata po përpiqen të imponojnë një bashkëjetesë mes dy grupeve etnike: shumicës maqedonasve dhe pakicës shqiptare. Ata mendonin se duke e lejuar Maqedonisë të bashkohej me BE-në dhe NATO-n, do ta dekurajonin vendin në “gjurmimin” e lidhjeve të vjetra me Rusinë dhe se për këtë arsye, do të mund të ndalnin zgjerimin rus në rajon. Por kjo ende nuk ka ndodhur.
“Maqedonia nuk është shtet”, tha kohët e fundit Dana Rohrabacher, Kryetar i Nën-komitetit për Evropën, Euroazinë dhe kërcënimet e reja në Kongresin amerikan.
Ai shkoi edhe më tej për të sugjeruar se: “Ka një hendek kaq të madh në këtë vend, sa dy pakicat nuk do jenë kurrë në gjendje të jetojnë së bashku në të ardhmen. Për këtë arsye, kosovarët dhe shqiptarët nga Maqedonia duhet të jetë pjesë e Kosovës dhe pjesa tjetër e Maqedonisë duhet të jetë pjesë e Bullgarisë apo ndonjë vendi tjetër, me të cilin besojnë se janë të lidhur. ”
Me të njëjta tonë iu përgjigj Presidentit Ivanov edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i thënë: “Zoti Ivanov, shqipja nuk është gjuha e armikut, por e një popullsie shtet-formuese në Maqedoni. Pa shqiptarët, nuk ka Maqedoni President i dashur! ”
Nëse Presidenti Ivanov refuzon të arrijë një kompromis për t’u dhënë shqiptarëve etnikë të drejtat e tyre, vështirë të mendosh se kjo mosmarrëveshje nuk do të hedhë në erë Maqedoninë dhe ndoshta gjithë rajonin e Ballkanit, duke sjellë jo vetëm kaos por edhe luftë.
Është shumë e rëndësishme që fuqitë botërore, përfshirë BE-në dhe SHBA-në, të ndërhyjnë për të siguruar se nuk do të ketë gjakderdhje të mëtejshme në Ballkan./ Përktheu nga Fox News
Të tjera
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...