Rozë

Si e mësoi gjuhën shqipe?, tregon banori afrikan i BBVK

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 04 November 2023

Në spektaklin e së premtes në Big Brother VIP Kosova është futur një banor i ri.

Ai është këngëtari afrikano-zviceran Domenik, i cili është i famshëm nga rrjetet sociale për mënyrën se si flet dhe këndon në gjuhën shqipe.

“Unë jam shumë simpatik, bëj shumë hajgare. Dhe jam beqar po”, tha afrikano-zvicerani në klipin e tij prezantues.

-Advertisement-

E teksa është njoftuar me banorët në darkën e shtruar pas mbarimit të spektaklit, i njëjti iu ka treguar atyre se si ka arritur që të mësojë shqip.

Domenik u shpreh se e kupton gjuhën shqipe fare mirë dhe e flet shkaku i miqve të shumtë shqiptarë që ka në Cyrih – qyteti edhe ku jeton.

Madje modeli Lumbardh Salihu tregoi se me Domenikun është fqinj në qytetin zviceran dhe banojnë shumë pranë njëri-tjetrit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera