Si e ktheu Erdogan lojën në favor të tij, mbështetja që mori në zonat e goditura nga tërmeti
Autori: Gazeta inFokus
07:43 | 17 May 2023
Në Turqinë qendrore dhe lindore, Erdoganin e quajnë “njeriu ynë” dhe e ndjekin atë me besnikëri.
Por pas njëzet e më shumë vitesh dominimi në skenën politike, me ekonominë e lëkundur dhe jetën e përditshme të padurueshme (pasi një pjesë e madhe e popullsisë detyrohet të punojë tre punë për të siguruar bukën e gojës), shumë besuan se fundi kishte ardhur për “mbretërimin” e Rexhep Tajip Erdogan.
Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve i përgënjeshtruan ato dhe përgënjeshtruan edhe Suleiman Demirel, i cili pohoi se “nuk ka qeveri që mund të përballojë tenxheren e zbrazët”. Po pse ndodhi kjo?
Me fitoren e tij në raundin e parë të zgjedhjeve me një përqindje prej 49.5% kundrejt 44.9% të kundërshtarit të tij Kemal Kilindaroglu, Erdogan është në ‘pole position’ për votimin e 28 majit.
Po, varfëria, korrupsioni dhe tërbimi pas tërmetit të 6 shkurtit që la 50,000 të vdekur, e kanë rënduar pozitën e tij.
Për shembull, ai numëron dukshëm më pak votues se në vitin 2018, kur fitoi zgjedhjet presidenciale në raundin e parë. Por, ‘edhe i plagosur’, ai ecën me ajrin e favoritit, tashmë në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Shpjegimin për faktin se Erdogan sfidoi parashikimet dhe për mënyrën se si arriti ta kthente lojën, jepet nga normat, papritur të larta, të nacionalistit Sinan Ogan.
Nacionalizmi është një komponent i fortë i peizazhit elektoral turk, i cili është në rritje, pjesërisht për shkak të krizës së refugjatëve sirianë.
Jo rastësisht, partitë nacionaliste grumbulluan gjithsej më shumë se 22% në raundin e parë të zgjedhjeve.
Dhe presidenti aktual i vendit arriti të kapitalizojë këtë trend, duke fituar përqindje gjithëpërfshirëse edhe në qytete e provinca që u shkatërruan plotësisht nga tërmeti.
Premtimi i tij për të rindërtuar menjëherë 650,000 shtëpi dhe për një Turqi të fortë, mjaftoi për të bindur votuesit.
Në Kahramanmaras ai mori 72%, në Malatia 69%, në Antiyaman 66%.
Ndërkohë, Kilicdaroglu, përveç mbështetjes edhe nga partitë nacionaliste, u mbështet në votën kurde, e cila shihet gjerësisht si vendimtare për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Kjo ndodhi për shkak se kreu i burgosur i Partisë Demokratike Popullore (HDP, baza e gjerë e së cilës është kurd) Selahattin Demirtas, vendosi të mos paraqiste kandidatin e tij, por të mbështeste Kilindaroglu.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...



































