Sport

Si e kishte sharë kapiteni i Unitedit Piquen, shkaku i shoqërisë me Fabregasin

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 31 July 2020

Ish-mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka zbuluar se si Gerard Pique e kishte pësuar shkaku i shoqërisë me të, pasi që Roy Keane e kishte kritikuar bashkëlojtarin e vet në Manchester United pas finales së vitit 2005 në FA Cup.

Spanjolli, që atëherë ishte vetëm 18-vjeçar, kishte luajtur në finalen e tij të parë të FA Cup me Topçinjtë dhe kishte arritur ta fitonte trofeun pas triumfit në penallti kundër Manchester Unitedit, transmeton Gazeta Express.

Por, përderisa Fabregas po pëlqehej shumë nga tifozët e Arsenalit, ai nuk ishte aspak në raporte të mira me mesfushorin e Manchester Unitedit, Roy Keane, ndaj të cilit e kishte bërë një ndërhyrje të ashpër.

-Advertisement-

Pas asaj ndërhyrje, Pique ishte sharë dhe kritikuar nga Keane, për shkak të shoqërisë që e kishte me Fabgreasin, pasi që të dy kishin luajtur së bashku në akademinë e Barcelonës.

“Gerard Pique, që në atë kohë ishte në Manchester United, më tregoi më vonë për atë incident sepse unë s’e dija kurrë”, ka thënë Fabregas.

“Ai më tha mua se unë dhe Keane kishim luftuar për një top, që unë e mbaj mend, dhe më duket se unë e kisha goditur atë në gju. Pas ndeshjes, ai kishte shkuar te Pique dhe i kishte bërtitur sepse e dinte se jemi shokë”.

“E kishte sharë paksa. Nuk mund t’i përsëris pikërisht fjalët që i kishte thënë ai, por ishte qesharake”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera