Si e kaluan natën shqiptarët e veriut pas arrestimit të Gjuriqit?
Autori: Gazeta inFokus
15:19 | 27 March 2018
Pak kush nga shqiptarët që jeton përtej urës së Ibrit bëri gjumë mes të hënës e së martës.
Burrat në vendbanimet e pakta shqiptare bënë roje nga rreziku eventual që mund t’u vinte pas asaj që ngjau me arrestimin e dëbimin e Marko Gjuriqit.
Gjithandej veriut të vendit pati edhe forca të shtuara policie, shkruan Infokusi.com
Shaqir Hetemi, banor i fshatit Bistricë bëri me dije për Infokusin se gjatë natës së mbrëmshme shqiptarët bërë roje nga frika e ndonjë sulmi eventual nga serbët.
“Fshati mbrëmë ka qenë i qetë por pavarësisht kësaj gjatë natës ne kemi qenë në gjendje gatishmërie për ndonjë incident të mundshëm. Ka pas shtim të forcave të Policisë së Kosovës në tri fshatrat me banorë shqiptarë Cerajë, Koshtovë e Bistricë”, tha Hetemi.
Ai shtoi se edhe rrugët që qojnë në jug të Mitrovicës janë bllokuar përmes barrikadave të vendosura nga banorët serbë.
“Janë vendos disa brigada në rrugët që qojnë në jug të Mitrovicës, mëngjesin e sotëm kam udhëtuar për në jug dhe rruga ka qenë e bllokuar për këtë arsye kam përdorur rrugën përmes Zveqanit’, bëri me dije për Infokusin Shaqir Hetemi.
Ndërsa duke komentuar arrestimin e shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ai tha se u dëshmua se çfarë ndodhë nëse nuk respekton Institucionet e Kosovës.
“Mbrëmë e kemi mirëprit aksionin e Policisë të cilët treguan një zot shtëpie ashtu siç po quhet dhe u tregua se kushdo që nuk i bindet urdhrave të Institucioneve të Kosovë, Policia do të do të veprojë sipas rregullave të tyre”, tha Hetemi.
E qetë ishte edhe në lagjen Kroi i Vitakut po në Mitrovicën Veriore.
Imbar Kadri banor i kësaj lagjeje i cili është edhe djali i dëshmorit, Kadri Kadriu tha për Infokusin se ndihen të rrezikuar ani se mbrëmja e se hënës kaloi e qetë.
“Ndihemi të kërcënuar ndërsa mbrëmë gjendja ka qenë e qetë”, ka thënë ai.


E ndryshe nga fshatrat Ceraje, Koshtovë dhe Bistricë në lagjen Kroi i Vitakut nuk janë bllokuar rrugët pavarësisht që banorët serbë që jetojnë janë shumë afër.
“Situatat e tilla prodhojnë edhe frikë dhe pasiguri, por duke parë gjendjen në terren, kontakte me familjarë dhe miq, mund të themi se ka qenë e qetë. Një fakt për tu përshëndetur është maturia e qytetarë Mitrovicas që nuk kanë shfaqë as edhe një shenje që çon tek provokimet, ashtu siç pati disa organizime në pjesën veriore të Urës së Ibrit. Roje, në nivelin organizativ nuk ka pasur dhe nuk ka pasur rrezikshmëri fizike të asnjë banori. Sot janë penguar disa punonjës në veri, por që ka qenë momentale pengesa ndaj tyre, kryesisht në bllokim të rrugëve të komunikacionit”, tha Besart Peci nga lagjja e Boshnjakëve.
Edhe në lagjen e Doktorëve e tek Tre Rrokaqiejtë janë parë forca të shtuara të Policisë së Kosovës gjatë tërë natës.
“Çdo fazë të marrëveshjeve i ka parapri një situatë e tensionuar politike, vrasja e Selver Haradinaj dhe Enver Zymberajt, sulmi ndaj pikave kufitare, barrikadimi i Urës së Ibrit, që ka kthyer mbrapa proceset. Mendoj që edhe themelimit të asociacionit kanë për t’i prire situata të tilla, të cilën e pamë dje, pasi që autoritetet e të dyja palëve nuk janë të afta të menaxhojnë situatën, përderisa negociojnë që 5 vite. Beogradi do të kërkojë vazhdimisht zgjerimin dhe shtimin e kompetencave“, ka thënë Peci.


Pasditen e së hënës në veri të Mitrovicës është arrestuar shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Arrestimi erdhi pasi Gjuriq hyri në territorin e Kosovës pa leje dhe ilegalisht. Ai fillimisht u dërgua në stacionin Qendra në Prishtinë e më pas iu dorëzua autoriteteve serbe në Merdare.(Agnesa Çitaku)/INFOKUSI

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































