Si duhet t’i përgjigjet Uashingtoni vrasjes së Otto Warmbier nga Koreja e Veriut?
Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 23 June 2017
Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë llogari të plotë të asaj që ndodhi me z. Warmbier, i cili ishte 21 vjeç kur u arrestua në fillim të vitit 2016, me sa duket duke u përpjekur të dilte nga ai vend me një poster si suvenir gjatë vizitës së tij. Ai pagoi për këtë shkelje me jetën e tij.
Mostransparenca e Koresë së Veriut për gjithçka, do të thotë se Pyongyang do të përpiqet ta mbyllë këtë rast, duke shpresuar se Uashingtoni do ta anashkallojë rastin.
Shtetet e Bashkuara nuk duhet të lëvizin kurrë. Një kërkim llogarie i plotë duhet të përfshijë vendndodhjen e Z. Warmbier gjatë 17 muajve të tij të fundit, pikërisht kur dhe si u sëmur dhe çfarë trajtimi mori. Amerikanët duhet të lejohen të intervistojnë personelin mjekësor të cilët ishin të përfshirë.
Ne do të ishim moralisht të justifikuar për fillimin e një sulmi ushtarak. Koreanoveriorët na kanë lënë të kuptojmë se qytetari ynë ishte torturuar në paraburgimin e tyre. Por një sulm ushtarak do të ishte një gabim tani – për të njëjtat arsye që mundësojnë veprimin e mundshëm ushtarak në përgjigje të programit bërthamor të vendit. Ne nuk mund të sulmojmë veriun pa rrezikuar hakmarrjen kundër Jugut, e cila do t’i tërhiqte Shtetet e Bashkuara në një konflikt më të gjerë. Së paku 20 milionë jete të Koresë së Jugut do të viheshin në rrezik nëse Veriu do të hakmerrej kundër Jugut dhe Seuli nuk ka gjasa të bjerë dakord të mbështesë aksionin ushtarak të Shteteve të Bashkuara tani. Presioni diplomatik i qëndrueshëm, duke përfshirë edhe më shumë sanksione, ofron rrugën më të mirë për momentin.
A është kjo një strategji e qëllimshme nga Pheniani? Çfarë shpreson që regjimi të arrijë duke mbajtur amerikanët peng?
Gjërat nuk ndodhin në Korenë e Veriut rastësisht. Kim Jong-un, kreu i Koresë së Veriut, ka kthyer mbajtjen e të huajve jo të dyshuar në një formë arti, shpesh si pjesë e një loje më të gjerë diplomatike, një përpjekje e vazhdueshme për t’i detyruar Shtetet e Bashkuara të vijnë në vendin e vet si një lutës, duke kërkuar një favor të përkulur në gjunjë.
Koreja e Veriut ka një nga rekordet më të këqija të të drejtave të njeriut në botë. Ne e dimë nga refugjatët dhe dezertorët që torturimi i të burgosurve për nxjerrjen e një rrëfimi është pjesë e sistemit gjyqësor të Koresë së Veriut. Në mungesë të provave të kundërta, duhet të supozojmë se ky modus operandi u zbatua për Z. Warmbier.
A duhet që Uashingtoni të lejojë amerikanët të udhëtojnë në Korenë e Veriut?
Duke pasur parasysh rrezikun për qytetarët e Shteteve të Bashkuara në atë vend, është koha për të marrë hapin e pazakontë për të vendosur një ndalim.
Çfarë duhet të bëjnë vendet e tjera në rajon për të ndihmuar në frenimin e Koresë së Veriut?
Uashingtoni dhe Pekini kanë shumë për të bërë. Ne duhet të adresojmë fushat e mosbesimit dhe të përgatitem më mirë për kriza hipotetike. Shtetet e Bashkuara dhe Kina ndajnë qëllimin e denuklearizimit të Gadishullit Korean: Ne duhet të shqyrtojmë mundësitë se si të arrijmë atje. Edhe pse e vështirë, ekziston një rrugë. Ne mund të pajtohemi për disa masa të qeta, në hapësirën ndërmjet luftës dhe paqes, për të vonuar programin bërthamor të Koresë së Veriut. Unë jam duke menduar këtu, për shembull, për nisjen e sulmeve kibernetike kundër Veriut.
Duke punuar me Kinën, nuk mund të braktisim Korenë e Jugut. Nuk duhet të ketë marrëveshje që kufizojnë sovranitetin e Koresë së Jugut. Koreja e Jugut nuk mund të bëhet një shtet më së shumti i demilitarizuar me një politikë të jashtme neutrale. Seuli është një partner vital.
Si pengon marrja e pengjeve punën e diplomacisë? A është vetëm një pjesë e lojës?
Marrja e pengjeve është e pështirë. Sa herë që amerikanët janë marrë rob, qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka bërë atë një prioritet të lartë dhe ka kërkuar lirim të parakohshëm. Kur David Rohde, një gazetar i Christian Science Monitor, u arrestua nga serbo-boshnjakët në mes të bisedimeve të paqes të Dejtonit, ne e kthyem vëmendjen tonë në gjendjen e tij dhe lam gjërat e tjera të presin. Z. Rohde (i cili më vonë ka punuar për The New York Times) u lirua shpejt. Koreja e Veriut ende mban tre amerikanë dhe Uashingtoni duhet të vazhdojë të bëjë lirimin e tyre prioritet. /The New York Times – Lexo.al/
Të tjera
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...