Lifestyle

Si do zhvillohen luftërat e së ardhmes? Pamjet alarmuese tregojnë qentë-robot që pajisen me automatikë në kurriz (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 22 July 2022

Sot në rrjet u përhapën pamje e një qeni robot me një automatik të instaluar në kurriz që qëllonte ndaj objektivave duke u kthyer rrjedhimisht në një komponent të industrisë së luftës.

Duke shtënë pa diskriminim me armën e tij, roboti sillet rrotull pa u komanduar nga asnjë njeri, në pamjet tmerruese për këdo.

Mjeti duket si një nga qentë e kompanisë amerikane Boston Dynamics, që deri tani ishte parë në internet duke kërcyer e duke shëtitur.

-Advertisement-

Por rrjeti Metro.co.uk thotë se qeni është një njësi e kompanisë kineze Unitree ‘Yusu’ që ka në kurriz një automatik PP-19 Vityaz.

Rrjeti amerikan Vice tha se video ishte postuar fillimisht në llogarinë e YouTube të Alexander Atamanov, kreu i një kompanie teknologjike ruse.

Por idea e instalimit të armëve në qentë robotë nuk është diçka e re, teksa është bërë më parë nga kompania amerikane SWORD që kishte tentuar diçka të tillë vitin e kaluar.

Ata vendosën një automatik mbi kurrizin e qenit robot Quadrupedal Unmanned Ground Vehicle (Q-UGV) të prodhuar nga grupi Ghost Robotics i Philadelphia.

Grui amerikan thotë se qeni mund të kontrollohet me një program të instaluar në një tabletë dhe disa versione fillestare po përdoren nga ushtria e SHBA.

Nuk duhet ende nëse do të ketë pasoja pozitive për komunitetet aplikimi i këtij objekti të armatosur, që rrjedhimisht do të jetë i pavarur të përdore “inteligjencën” e tij për të zgjedhur objektivët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera