Lajme

Si do t’i përgjigjej NATO-ja një sulmi bërthamor rus, tregon ish-drejtori i CIA-s

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 03 October 2022

Me javë të tëra presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar me armë bëthamore, ndërsa këtë të hëne ish-drejtor i CIA-së dhe gjenerali i penzionuar, David Petraeus, drejtpërsëdrejti parlajmëroi presidentin rus të mos mendojë përdorimin e armëve bërthamore.

“Shtetet e Bashkuara me aleatët e saj do të shkatërronin trupat dhe pajisjet ruse në Ukrainë dhe të fundosnin Flotën e saj në Detin e Zi, po qe se Vladimir Putin përdor armë bërthamore në Ukrainë”, ka deklaruar Petraeus.
Petraeus u shpreh se nuk ka biseduar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të ShBA-së, Jake Sullivan rreth ndonjë reagimi ndaj përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia.

“Hipotetikisht, ne do të përgjigjeshim me një reagim kolektiv të NATO-s, e cila do të shkatërronte të gjitha forcat kolektive ruse që mund të vërehen dhe identifikohen në fushëbetejë në Ukrainë dhe Krime, si dhe çfarëdo anije në Detin e Zi”.

-Advertisement-

Ish-drejtori i CIA-s, u shpreh se “pavarësisht disa lëvizjeve mbase të rëndësishme por dëshpëruese”, Putin “po humbet” luftën që ka nisur më 24 shkurt të këtij viti, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në vlerësimin e tij, Petraeus u shpreh se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ia ka dalur me shumë më shumë sukses të mobilizojë forcat kundër Rusisë.

“Asnjë nivel aneksimi, e as armësh nukleare, nuk mund ta nxjerrë Putinin nga kjo situatë”, ka thënë David Petraues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera