Lajme

Si do të votonte Edi Rama në referendumin për bashkimin kombëtar

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 26 November 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, kanë folur në një konferencë për media pas takimit të përbashkët të dy qeverive shqiptare.

Kryeministri i Shqipërisë në konferencë është pyetur se si do të votonte nëse do të bëhej një referendum për bashkimin kombëtar.

Rama e ka quajtur provokim pyetjen nga gazetari kosovar, por është përgjigjur se nëse do të bëhej një referendum për bashkimin kombëtar, ai do të votonte hapur “po”.

-Advertisement-

“Kjo është pyetje apo është “provokacja” sepse unë s’kuptoj. Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, unë do bëja një shkelje të Ligjit për fshehtësinë e votës, do votoja hapur “po””, ka deklaruar Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera