Si do të veprohet tutje me targat pasi s’u arrit marrëveshje, flet Besnik Bislimi

Autori: Gazeta inFokus
18:14 | 21 April 2022
Kryenegociatori Besnik Bislimi tha se u mbetet krerëve shtetërorë se si të vazhdohet tutje, pasi marrëveshja e përkohshme për targat skadon sot dhe s’është arritur marrëveshje mes palëve.
“Është vendim politik që duhet të marrin krerët e shtetit se si të ecim tutje, por nuk do të ketë asnjë veprim të menjëhershëm, do të ketë gjithçka të përgatitur mirë dhe të dakorduar edhe me komunitetin ndërkombëtar. Gjithçka do të jetë në funksion të vendosjes së rendit”, tha Bislimi, raporton RadioEvropa e Lirë, transmeton Gazeta Express.
Ai shtoi se Kosova do ta trajtojë lirinë e lëvizjes, njësojë sikurse Serbia.
“Ndërkaq, për tabelat ‘KM’ të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë ilegale, do të ofrohet një opsion se si kalojmë te targat normale”, tha Bislimi.
Këto deklarata të Bislimit vijnë pasi në Bruksel, ai fillimisht u takua me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, teksa sot është afati i fundit për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave të automjeteve.

Të tjera
-
Sekretari amerikan i shtetit: Nuk ka operacione ushtarake të planifikuara aktualisht kundër Iranit
Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se “nuk ka operacione ushtara...
-
Sekuestrohet motori i personit që gjuajti me kallashnikov në drejtim të shtëpisë së Liridon Osmanajt
Policia ka bërë të ditur se kanë arritur ta gjejnë dhe ta sekuestrojnë motori...
-
Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, arteria ku kalon 20 për qind e naftës botërore
Pas bombardimit amerikan të tre centraleve bërthamore në Iran, parlamenti ira...
-
Sveçla për bastisjen në veri: Armatimi u gjet në një objekt që i përket politikanit Arsenijevic
Sot, njësitet relevante të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në dhe ...
-
Zbulohet sasi e madhe e armatimit në një stallë të kuajve në Zveçan, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi te madhe armatimi në fshatin vallaq të ...
-
“Brenda kaldajës së rrezikshme të Bllokut A5″, heroi i padukshëm që në kushte të vështira mban ndezur dritat e Kosovës
Në radhët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka punëtorë që punojnë n...
-
Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një person
Një burrë rreth 65 vjeç është gjetur pa shenja jete të dielën në fshatin Miro...
-
“Nuk u shkrep asnjë plumb nga Irani” Si nisi dhe si u krye operacioni amerikan
Udhëheqësi i shefave të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjener...
-
‘Ndalojeni tragjedinë e luftës’, thotë Papa pasi SHBA-ja goditi objektet bërthamore në Iran
Papa Leoni tha të dielën se bashkësia ndërkombëtare duhet të përpiqet të ...
-
Sekretari amerikan i mbrojtjes pyetet kur vendosi Trump të sulmojë Iranin
Sekretari amerikan i mbrojtjes Hegsethu pyete nëse ka pasur një moment të veç...
-
Paralajmëron SHBA: Çdo hakmarrje nga Irani do të përballet me forcë
Sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka folur në një konferencë për...
-
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së: Sulmi amerikan shkatërroi programin bërthamor iranian
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, dhe Kryetari i Shtabit të Përg...