Si do të subvencionohet fatura për ata që kursejnë rrymë në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus
09:50 | 23 September 2022
Me qëllim të përballimit të krizës energjetike më të cilën po përballet vendi ynë, e veçanërisht me atë të rritjes së çmimeve të produkteve bazike, Qeveria e Kosovës ka ndarë 150 milionë euro në kuadër të Pakos për përballje me inflacionin.
Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati gjatë prezantimit të Pakos kanë thënë se do të ketë subvencionim të faturave të energjisë elektrike, për ata që kursejnë.
“Do t’i subvencionojmë ata që kursejnë energjinë elektrike. Për aq sa kursehet në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak ne do të subvencionojmë dyfish faturën”, pati thënë Kurti.
Ndërsa, Murati ka thënë se kjo masë do të fillojë nga muaji shtator.
“Duhet të fillojmë të kursejmë. Këtu patjetër ka mënyra të ndryshme të kursimit. Për shembull, nëse janë shpenzuar 1,000 kWh për orë në vitin e shkuar dhe sivjet 900, mund të konsiderohet se është bërë kursim prej 10 për qind. Për këtë përqindje, do ta mbështesim subvencionimin e faturës 20 për qind. Dyfishin e kursimit që e bëjnë qytetarët. Të gjithë qytetarët nuk kanë nevojë të aplikojnë pasi të dhënat janë në Zyrën e Rregullatorit”, ka shpjeguar Murati.
Në fillim të muajit gusht, deputetët e Kuvendit të Kosovës patën votuar vendimin e Qeverisë për vendosjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.
Sipas arsyetimit, ky vendim është marr nga gjendja aktuale botërore energjetike. Këto masa do të mbesin aktive për 60 ditë.

Të tjera
-
Çitaku: Kurti kërkoi që t’i nënshtrohemi vullnetit të tij – nuk ofroi zgjidhje për situatën
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas taki...
-
I ndalohet hyrja një serbi në Kosovë, i gjendet emblemë me mbishkrim rus
Një shtetas i Serbisë është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë, pasi gjatë ...
-
Takimi i Kurtit me liderët e partive, Izmaku: U shfaq hipokrizi
Deputetja e betuar e Nisma-s, Xhevahire Izmaku ka komentuar takimin mes krerë...
-
Deputetët mblidhen sërish për seancën konstituive
10:45 – Garës për deputet i hyri vetëm, Fatmir Bytyqi me protestë para Kuvend...
-
“A është tentimi juaj i fundit si Kryeparlamentare”, Haxhiu arrin në Kuvend, s’e thotë asnjë fjalë
Në Kuvendin e Kosovës ka arritur edhe kandidatja e VV-së për Kryeparlamentare...
-
Bekë Berisha: Kurrkush s’e ka nijetin e mirë, po duket që ka me vazhdu bllokada
Pak para seancës së 38-të konstituive, është deklaruar para medieve deputeti ...
-
Ushtarët e Maqedonisë së Veriut patrullojnë në Pejë
Ushtarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët shërbejnë në KFOR, kanë patrulluar ...
-
Rafuna: Po bëhemi vend i pashpresë
Rritja e çmimit të energjisë elektrike po rrezikon bizneset dhe standardin je...
-
Mbetje mortore të gjetura në Gjakovë, dyshohet se i përkasin një të zhdukuri të luf*tës
Dyshohet se mbetjet e eshtrave të një personi të zhdukur gjatë luftës në Koso...
-
Alivanoset një punonjës në Pallatin e Drejtësisë, shkak mosfunksionimi i sistemit të klimatizimit
Gjatë këtij sezoni të verës, njësoj si në vitet e kaluara, punonjësit në Pall...
-
Ky është i riu nga Ferizaj që vdiq në aksident, familjarët japin lajmin mortor
Rinor Kashtanjeva është i riu që vdiq në një aksident në orët e para të së di...
-
Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në rru...