Si do të shiten derivatet nga tetori, vendimi i Ministrisë vlen deri në fund të muajit
Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 20 September 2022
Në fund të këtij muaji, skadon vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për përcaktimin e tavanit të çmimeve për shitjen e derivateve në vend. Por, si do të veprohet nga muaji tjetër për çmimet, e çfarë presin naftëtarët të ndodhë?
Nga 1 shtatori, Shteti ka filluar të kontrollojë sërish çmimet me të cilat shiten nafta e benzina në vend.
Ditën kur Ministria doli me vendim që përcakonte tavanin e çmimeve, nafta shitej 1 euro e 79 centë e benzina 1 euro e 44 centë. Prej asaj dite, nafta ka rënë për 19 centë, e benzina për 9 centë.
Këto çmime, Shteti mund t’i kontrollojë deri në fund të këtij muaji. Kjo meqë, vendimi i Ministrisë për përcaktim të çmimeve është i vlefshëm vetëm për 30 ditë.
“Rregullimi i çmimeve dhe masat nga neni 1 i këtij Vendimi, mbeten në fuqi tridhjetë ditë, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Vendimi”, thuhet në vendimin e Ministrisë.
Gazeta Express ka dërguar pyetje në MINT për të marrë informacione se si do të veprohet në këtë drejtim nga muaji i ardhshëm, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka pranuar përgjigje.
Për këtë vendim të Ministrisë janë deklaruar edhe nga Shoqata e Naftëtarëve.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka kërkuar që pas skadimit të vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të lejohet tregu i lirë.
Sipas Berjanit, Kosova është shteti më i vogël në botë, por që ka më së shumti pika karburnati.
Bazuar në statistikat e Berjanit, në gjithë Kosovën operojnë 750 pompa derivatesh.
“Vendimi i qeverisë duhet të respektohet. Nuk ka pompa të mbyllura shkaku i vendimit të qeverisë. Po ne kërkojmë që pas skadimit të këtij vendimi të lejohet treg i lirë, sipas Kushtetutës, sepse Kosova është shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karburanti. Është një konkurrencë e madhe”, ka thënë Berjani.
Këtë praktikë, Ministria e kishte aplikuar fillimisht në fund të muajit qershor, pasi çmimi i naftës kishte arritur në gati 2 euro.
Për çdo ditë, deri më 24 korrik, Ministria dilte me vendim ku përcaktonte çmimin maksimal për shitjen e derivateve.
Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar ditë më parë se do të caktohet tavan i çmimeve edhe për produktet elementare ushqimore.
“Sot kemi pasur edhe vendimin lidhur me çmimin tavan sa i përket naftës, por edhe marzhës së fitimit të tregtarëve me pakicë dhe me shumicë. Pra, edhe duam ta mbrojmë konsumatorin nga rritja e çmimit të naftës, por në të njëjtën kohë edhe ta ruajmë konkurrushmërinë. E kemi edhe nismën legjislative për çmimet bazë që duhet të kenë tavan, sa i përket produkteve elementare ushqimore”, deklaroi Kurti në një konferencë për media, pas miratimit të udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve tjera.
Të tjera
-
“Një qeveri e re do të jetë rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit” – Kryetari i PDK-së i bindur për fitore
Para pak minutash ka nisur tubimi i hapjes zyrtare të fushatës elektorale ng...
-
PDK-në nuk po e zë salla “1 Tetori”
Partia Demokratike e Kosovës, pas pak minutash, do të hapë zyrtarisht fushatë...
-
PDK mbush plot sallën 1 Tetori në Prishtinë, hapet zyrtarisht fushata
Përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur tashmë në sallën 1...
-
“Gati për të vazhduar raportin Francë Kosovë” – Ambasadori Guerot kthehet në Prishtinë pas takimit me Macron në Paris
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur...
-
Kurti nis fushatën me Ferdonije Qerkezin, Zogaj: Duhet pasur karakter të fortë të mashtruesit për të bërë diçka të tillë
Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka komentuar një fotografi që Kurit e ka publ...
-
“Po punohet cep më cep” – Durmishi bën fushatë edhe me pastrimin e rrugëve nga bora
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shfrytëzuar pastrimin ...
-
KQZ funksionalizon platformën online për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e ...
-
Jeta Rafuna – Gruaja më e votuar e LDK-së në Komunën e Prishtinës, i hyn garës për deputete me numrin 45
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në komunën e Prishtinës, Jeta Rafu...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës në Ferizaj, arrestohet një person, kapen rreth 20 mijë euro ‘cash’
Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.202...
-
Daut Haradinaj dhe Engjëll Koliqi kritikojnë Qeverinë Kurti për injorim të Vitisë
Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradin...
-
Vuçiq thotë se Azerbajxhani ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz
Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa pro...
-
Kryetari Rama: Reshjet pa ndërprerjne po e vështirësojnë situatën, mirëpo ekipet përgjegjëse janë angazhuar intenzivisht
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhua...