Si do të jetë moti në Kosovë në ditën e fundit të nëntorit dhe në javën e parë të dhjetorit?
Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 29 November 2019
Nesër mot i ndryshueshëm dhe me shi, në vise malore pritet borë. Javën e parë të muajit dhjetor priten reshjet e para të borës edhe në vise të ulëta
Një front i ftohtë që po afrohet nga veriu i kontinentit do të kalojë ditën e nesërme mbi vendin tonë, paralajmëron Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë parashikon se në mëngjes do të mbetet mot i butë me reshje shiu, e me kalimin e frontit temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar, e në vise malore mbi 1500m priten edhe reshje bore.
“Ditën e diel, pas ngricave në mëngjes, ditën kryesisht me diell. Ditën e martë, sërish një front i ftohtë nga veriu do të depërtojë mbi vend, që do të sjellë masa më të ftohta ajrore, e priten reshje bore edhe në vise të ulëta”, bën të ditur PW.
Sipas PW, “ditën e shtunë, vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave të mira dhe mesatare, e nga dita e diel meqë nuk pritet qarkullim i mjaftueshëm ajror, do të rriten edhe në të pashëndetshme”.
Parashikimi për datat 30 nëntor – 4 dhjetor:
30.11 – Në mëngjes vranët dhe me shi. Ditën kryesisht me vranësira, reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima. Në vise malore mbi 1500m reshje bore. Pasdite reshjet pritet të pushojnë. Në mbrëmje kthjellime dhe ftohtë.
1.12 – Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Ditën kryesisht me diell.
2.12 – Në mëngjes pjesërisht vranët. Më pas gjatë ditës vranësirat do të shtohen.
3.12-4.12 – Të martën ftohtë, në mëngjes reshje shiu dhe bore, që gjatë ditës do të shndërrohen në reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Ditën e mërkurë, ftohtë dhe kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.
Temperaturat e ajrit gradualisht do të pësojnë rënie përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të zbresin nga 5C, ditën e nesërme, në -2C ditën e diel, e maksimale nga 8C, në 3C deri 4C ditën e martë dhe mërkurë.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare 1-10m/s, drejtimesh të ndryshme.
Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.
Të tjera
-
Ushtria e Kosovës i bënë 1 vjet
Ushtria e Kosovës po rritet. Ajo sot po bënë 1 vjet që nga themelimi i saj...
-
Vazhdon “romanca” LVV-LDK
Në përpjeke për të arritur një koalicion do të vazhdojnë takimet maratonike n...
-
Gjermani, parlamenti ashpërson ligjet mbi pronësinë e armëve
Dhoma e Ulët e Parlamentit gjerman miratoi një ligj që i jep qeverisë më shum...
-
Bisedimet për qeverinë e re, zyrtari i VV’së kritikon LDK’në
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ali La...
-
Milaim Zeka i zbulon emrat e ministrave nga VV’ja
Gazetari Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook ka zbuluar tre emrat e mi...
-
Amerika kritikon “parazitët” brenda NATO’s
Kreu i Pentagonit, Mark Esper mbështeti sot rritjen drastike të shpenzimeve u...
-
Shala nga SBASHK’u: Gjykata Kushtetuese u tregua e paarsyeshme
Sipas Shalës, pjesa dërrmuese e mësimdhënësve kanë qenë për implementim të li...
-
Italia përfshihet nga stuhi të forta, në Milano borë
Ndërsa në vendin tonë ende nuk ka mbërritur i ftohti i acartë dimëror, në Mil...
-
Trupin e mbështjellë me qese plastike dhe kokën diku tjetër, shkrimtarja e famshme gjendet e varrosur në pyll
Një shkrimtare e famshme britanike është gjetur ditën e sotme e varrosur në n...
-
Gani Geci: Dikush duhet të japë llogari për vrasjen e Rifat Mziut në kufirin me Shqipërinë
Ish-deputeti Gani Geci, përmes një postimi ka kujtuar mikun e tij, Rifat Mziu...
-
Besnik Tahiri: Pezullimi i Ligjit për Paga goditi 70 mijë njerëz
Koordinatori nacional për reforma në Qeverinë në largim, Besnik Tahiri në emi...
-
Haradinaj tregon pse garoi në pompa më kadetin e FSK’së nga Shqipëria
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj T7, ka treguar pse sot garoi në pomp...