Lajme

Si do të jetë moti në ditën e Bajramit

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 01 May 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat kryesisht në fillim javë dhe gjatë vikendit parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, derisa mesi i javës parashihet me më pak reshje, duke mos përfshirë gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius.

-Advertisement-

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Në ditën e Bajramit temperaturat maksimale do të arrijnë në 16 gradë derisa ato minimale do të jenë 5 gradë celcius.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera