Si do të funksionojë Byroja e Kurtit dhe kë do ta ndjekë, zyrtari i MD-së jep shpjegimin

Autori: Gazeta inFokus
18:20 | 19 July 2022
Shefi i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, Genc Nimoni, ka qenë i ftuar në emisionin “Frontal” të T7, ku ka folur për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Nimoni tregoi se kjo byro është institucion i pavarur që do të jetë kompetente vetëm për inicimin e rastit, i cili do të shkojë në gjykatë dhe më pas Gjykata vendos nëse kjo pasuri nuk mund të justifikohet, shkruan Express.
Ai tha pasuri e pajustifikueshme është kur dyshohet që ajo pasuri është krijuar pa bazë ose në bazë të kundërligjshme.
“Kjo byro është për persona publikë, për persona të tretë që i kanë ndërlidhshmëritë me personat publikë, të gjithë ata që mbi këtë bazë të korrupsionit, kundër ligjshmërisë, kanë krijuar këtë pasuri e cila ka qenë një formë e korrupsionit dhe keqmenaxhimit me paranë publike”, tha Nimoni në “Frontal”.
Ai tha se nëse dikush ka informacione për dikë se ka pasuri të pajustifikueshme, duhet ta dërgojë një ankesë.
“Në byro janë disa kritere dhe në bazë të tyre e shohin nëse ka bazë. Në qoftë se ka bazë, hartohet një kërkesë fillestare për verifikim. Një bazë është mospërputhja e deklarimit të pasurisë, pastaj përpilohet kjo në bazën e dëshmive të ofruara dhe zyrtarët kanë të drejtë të kërkojnë informacione shtesë nga institucionet. Ndërsa subjekti ka të drejtë të njoftohet, e çon dokumentacionin, pastaj ka të drejtë të përgjigjet në atë ankesë. Pas këtyre, kur të ndërtohet lënda, mbi këtë bazë, shkon tutje në gjykatë”, tha Nimoni.
Të tjera
-
Me 50 vota pro Parlamenti e rrëzon Qeverinë e Abazoviqit
Është rrëzuar nga pozita e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. ...
-
Në mes të territ Kosova e shet rrymën shumë herë më lirë
Telashet me energjinë elektrike, më saktësisht me reduktimet, i kanë dhënë zj...
-
Kosovarët që janë duke qëndruar pa autorizim në këto 7 shtete shpejt mund të kthehen në atdhe
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur sonte mbledhje elektronike, në të...
-
Deputetja Rrezarta Krasniqi i bënë një premtim publik Gazetës inFokus
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, deputetja e Lidhjes Demokrati...
-
Mblidhet Qeveria, miratohen tetë vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën...
-
Ambasadori amerikan në Beograd për takimin në Bruksel: Serbia kishte “frymën e duhur” në dialog
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha se Serbia kishte “frymën e...
-
Kuvendi i Malit të Zi pritet të votojë, Abazoviq: Pas 30 minutave bie qeveria
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në seancën e Kuvendit e cila po v...
-
Deputetja Rrezarta Krasniqi tregon se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kryeministri ...
-
EKSKLUZIVE: Deputetja Rrezarta Krasniqi tregon arsyen pse Kosova ende nuk ka marrë liberalizimin e vizave
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se qe...
-
Rrahje në një restorant në Ferizaj, dy të lënduar dhe dy të arrestuar
Një 23 vjeçar me inicialet L.M dhe një 21 vjeçar me inicialet F.H janë arrest...
-
Kurti: Spanja duhet të njohë pavarësinë e Kosovës
Presidenti Albin Kurti këtë javë ishte me qëndrim në Bruksel, atje ku u mbajt...
-
Përurohen dy fusha të reja sportive për shkollën SHFMU “Hilmi Rakovica” në Prishtinë
Komuna e Prishtinës dhe Drejtoria për Sport në këtë komunë, të premten kanë p...