Fokus

Si do të duket Prishtina me 100 mijë euro zbukurime për Pavarësi?

Autori: Doresa Geci 09:49 | 13 February 2019

Rregullimi dhe stolisja e shesheve të kryeqytetit me rastin e shënimit të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës duket se do t’i kushtojë mjaftë shtrenjtë buxhetit të shtetit.

Në bazë të të dhënave që ka siguruar gazeta inFokus del që kompania “DIZARIUM”, e cila ka fituar tenderin për organizimet e festës, do të marrë mbi 137 mijë euro.

Mbi 13 mijë euro, nga këto mjete do të shkojnë për zbukurimin e shtyllave ndriçuese me simbole të shtetit. Ndërsa, bina e cila planifikohet të vendosët para Teatrit Kombëtar do të kushtojë mbi 15 mijë euro.

-Advertisement-

Gjithashtu për prodhimin e monumenteve të pavarësisë do të shpenzohen mbi 15 mijë euro.
E, mbi 25 mijë euro janë paraparë të shpenzohen për fishekzjarrët që do të ndizen ditën e diele në Prishtinë.

Qeveria Kosovës, të martën në mbledhjen e rregullt ka ndarë mjete financiare në shumë prej 500 mijë eurosh për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë.

Ndërsa kompania “DIZARIUM”, e cila ka fituar këtë tenderë do të marrë në total 300 mijë euro nga ky buxhet.
Gazeta inFokus ka kërkuar nga kompania pamje se si është paraparë të duken sheshet me zbukurimet që do të bëhen në ceremoninë e pavarësisë së Kosovës, megjithatë zyrtarët e kompanisë kanë thënë se ende nuk e kanë të definuar përfundimisht këtë çështje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera