Lajme

Si do ta kemi motin nesër dhe ditëve në vijim

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 13 October 2020

“Prishtina Weather” parashikon mot me vranësira, intervale me diell dhe me mundësi për riga lokale shiu, ditën e mërkurë.

Ndërsa, në fundjavë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Datat:

-Advertisement-

13.10.2020 – Ditën e mërkurë parashihet të mbajë mot me vransira dhe intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu orëve të mëngjesit. Nga dita e enjte një tjetër ciklon nga Mesdheu perëndimor sjell sërish vransira dhe të reshura shiu, të cilat do vazhdojnë edhe gjatë natës në mes së enjtes dhe ditës së premte. Temperaturat ditore në rritje të lehtë.

Në fundjavë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vransira e diell, kohëpaskohe me reshje lokale shiu, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie.

14.10.2020 – Në mëngjes kryesisht me vransira, mundësi për riga lokale shiu. Ditën alternime vransirash dhe kthjellimesh. Temperaturat në vise të ulëta 6C deri 18C, e në vise malore 2C deri 10C. Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 6-12m/s. Indeksi UV: 3.

15.10.2020 – Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Ditën kryesisht me vransira dhe më ngrohtë. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, më të vazhdueshme gjatë natës. Temperaturat në vise të ulëta 9C deri 20C, e në vise malore 5C deri 11C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor 4-11m/s. Indeksi UV: 3.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera