Lajme

S’i dëgjojnë ndërkombëtarët

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 15 August 2017

Kërkesa e shteteve të QUINT-it që deputetët të shkojnë në seancën e së hënës dhe t’i funksionalizojnë institucionet nuk është marrë parasysh nga koalicioni PAN.

As “Vetëvendosja” nuk do të shkojë në takimin e nesërm me përfaqësuesit e partive politike të ftuar nga kryesuesi i seancës konstituive Adem Mikullovci. Analistët thonë se Kosova nuk e ka luksin t’i injorojë kërkesat e miqve ndërkombëtarë

Kërkesa e përfaqësuesve të QUINT-it që deputetët e Kuvendit të Kosovës të marrin pjesë në seancë dhe t’i hapin rrugë funksionalizimit të institucioneve as që është marrë në konsideratë nga deputetët e koalicionit PAN të hënën.

Ata dje kanë bojkotuar seancën e Kuvendit të ftuar nga kryesuesi i seancës konstituive Adem Mikullovci, derisa takimin konsultativ të thirrur nga ky i fundit për nesër me përfaqësuesit e partive politike ka paralajmëruar se do ta bojkotojë lëvizja “Vetëvendosje”.

-Advertisement-

Pas dështimit të seancës të së hënës të Kuvendit drejtues të BE-së dje kanë kërkuar nga deputetët që sa më shpejt ta konstituojnë legjislativin.
Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian, Angelina Eichhorst, ka porositur deputetët që të veprojnë me përgjegjësi dhe ta kryejnë procesin e lënë në gjysmë të konstituimit të Kuvendit.

“Edhe sot nuk pati progres. Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet. Partitë parlamentare duhet të veprojnë me përgjegjësi, t’i përmbushin obligimet ligjore e kushtetuese”, ka shkruar Eichhorst në një reagim në “Twitter”.

Në anën tjetër, analistët politikë kanë deklaruar për “Zërin” se Kosova si vend i vogël nuk e ka luksin t’i injorojë kërkesat e miqve ndërkombëtarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera