Lajme

Si bëhet heqja e ujit nga mushkëritë, cilët janë faktorët që sjellin këtë sëmundje? (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 08 December 2021

Efuzionet pleurale apo siç njihet ndryshe në popull edhe si uji në mushkëri është një sëmundje jo e rrallë që prek kryesisht moshat e shtyra që kanë edhe probleme të tjera shëndetësore.

Në emisionin ‘Doktor Plus’, prodhim i Gazetës Infokus do të mund të ndiqni procedurën e heqjes së ujit nga mushkëritë te dy pacientë, njëri 80 vjeçar tek i cili u hoq një sasi e ujit më e vogël për shkak se i nënshtrohej kësaj procedure për herë të dytë ndërsa tjetri pacient në të 60-at, të cilit iu hoqën 500 mililitra ujë që i ishin mbledhur në mushkëri.

Se cilët ishin faktorët që ndikuan në mbledhjen e ujit në mushkëri të këta dy pacientë dhe në përgjithësi të pacientët e tjerë, në ‘Doktor Plus’ tregon Pulomologu, Shpëtim Thaçi.

-Advertisement-

A janë të rrezikuar edhe moshat e reja nga kjo sëmundje dhe pse, cilat janë simptomat që iu tregojnë se vuani apo jo nga kjo sëmundje, cila është analiza e vetme që tregon shkaktarin e saj, mund ta ndiqni në storien në vazhdim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera