S’i bashkohen Thaçit në ekipin për dialog
Autori: Gazeta inFokus
08:34 | 31 August 2017
Të gjitha partitë politike nuk do t’i bashkohen nismës së presidentit Thaçi për krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
Drejtues të lëvizjes “Vetëvendosje” thonë se nuk do të jenë pjesë e një nisme të tillë, pasi nuk mund të ketë ekip uniteti për ta shitur tokën e Kosovës. Përpos përkrahjes nga ish-partia e tij, i pari i shtetit nuk e ka të sigurt as përkrahjen nga LDK-ja, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Nisma e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ta krijuar një ekip gjithëpërfshirës në procesin e dialogut Kosovë – Serbi nuk ka gjetur mbështetje te të gjitha partitë politike.
Përkundrazi, disa prej tyre janë deklaruar qysh tani se nuk do të marrin pjesë në këtë ekip, edhe po që se zyrtarisht ftohen nga i pari i shtetit.
Përderisa PDK-ja ka mirëpritur një nismë të tillë, lëvizja “Vetëvendosje” ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në këso takimesh.
Nga ana tjetër, LDK-ja ende nuk ka marrë një vendim sa i përket kësaj çështjeje, shkruan tutje “Zëri”.
E gjersa ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka përshëndetur një nismë të tillë, njohësit e procesit të dialogut konsiderojnë se presidenti Thaçi paraprakisht duhet të arrijë një konsensus me partitë politike, në mënyrë që të arrihet të krijohet një ekip, në të cilin do të merrnin pjesë të gjitha subjektet.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së djeshme është zotuar se pas krijimit të institucioneve do ta formojë një ekip gjithëpërfshirës për dialogun me Serbinë.
“Menjëherë pas kësaj unë do të punoj për ndërtimin e ekipit të unitetit me përfaqësues nga partitë politike, nga shoqëria civile, etj. Duhet të përgatitemi mirë dhe të jemi të bashkuar sepse Kosova nuk ka kohë për të humbur”, ka deklaruar Thaçi.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
































