Shyqiri Bytyqi: ISPE po shantazhon
Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 07 August 2018
Ministri i Arsimit në Kosovë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se kolegji ISPE po bënë shantazh. Ai tha se ky kolegj, më mirë është të merret me plotësimin e kushteve që parashihen me ligj se sa të merret me presion ndaj Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Bytyqi ka pranuar se nuk është hera e parë që ky kolegj po bënë presion për përfitime.
“Është reagim i joni i drejt, se pse kjo letër është një tip i shantazhit, e tipit të cilit të bëhet presion direkt ndaj institucionet shtetëror për një paligjshmëri të kërkesave të institucionit të kolegjit ISPE. Nuk është i sotëm presioni që ky kolegj bën ndaj institucionit tonë. Ka pasur në vazhdimësi presione, që në mënyrë të padrejtë të akreditohen programet, gjegjësisht të ndikohet në Këshillin Shtetëror të Cilësisë për akreditimin e programeve të këtij institucioni”, tha ministri Bytyqi.
Tha se janë të vendosur të respektojnë institucionet e pavarura, meqë është bërë punë e madhe për të krijuar një institucion i pavarur, siç është Këshilli Shtetëror i Cilësisë.
“Vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë janë vendime të pavarura nga Ministri. Nuk mundet Ministri të ndikojë në vendimmarrjen e këtij Këshilli”, theksoi Ministri, ndërsa tha se në letrën e ISPE-së bëhet fjalë për vendimet e Këshillit dhe i adresohen Ministrit.
Ai i ka bërë thirrje institucioneve që pretendojnë se ka pasur lëshime nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, të orientohen te organet kompetente.
Ka garantuar se nuk do lejojnë askënd që të bëjë presione dhe shantazhe.
Ndërsa, ISPE-së, i ka bërë thirrje që të angazhohet në drejtimin e plotësimin e kushteve që parashihen me ligj dhe mos të bëj presion as ndaj Ministrisë, e as ndaj Këshillit.
Këtë reagim ministri e ka bërë përmes një konference për media, si reagim pas një letre publike të kolegjit ISPE, e cila i është drejtuar kryeministrit dhe institucioneve tjera dhe është bërë publike në media, me arsyetimin se iu është bërë e padrejtë nga ministri Bytyqi lidhur me mosakreditimin e këtij institucioni. /KosovaPress
Të tjera
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...