Rozë

Shyhrete Behluli rrëfen detaje interesante nga martesa: Mendonin se më kishin vrarë para se të bëhesha nuse

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 05 July 2018

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “NIN”, në Klan Kosova.

Ajo ka rrëfyer për më të rejat e saj, në veçanti për dasmat, duke qenë se është e angazhuar për të kënduar në shumë prej tyre.

-Advertisement-

E ndërsa e pyetur për dasmën e saj se si ka qenë, Behluli e kujtoi me shumë detaje interesante kohën kur ishte bërë nuse.

Karriera e saj filloi në moshën 16-vjeçare, kur këndonte këngë patriotike, teksa pikërisht në atë vit populli mendonte se regjimi serb e kishte vrarë pas protestave të vitit 1981.

Ajo tha se një lajm të tillë e kishte të pamundur ta demantonte në atë kohë, kjo pasi nuk ekzistonin portalet dhe mediat online, dhe si rrjedhojë fjalët nëpër popull kishin shkuar vesh më vesh.

Në po të njëjtin vit, Shyhretja ishte martuar me bashkëshortin e saj, Lulzimin, e teksa për ta parë këngëtaren nuse kishin shkuar shumë vetë.

Ajo tregoi se në rrugë ishin bërë radhë të gjata për ta parë atë nuse, duke marrë kështu edhe lajmin se këngëtarja ishte vërtet gjallë, dhe se nuk ishte vrarë ashtu siç spekulohej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera