Lajme

Shupenzë, kërkuan ndihmë mjekësore 78 nxënës

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 18 Nëntor 2017

Ka shkuar në 78 numri i nxënësve të shkollës së mesme “Rifat Manjani” në Shupenzë të cilet u asfiksuan nga monoksiti i karbonit një ditë më parë.

Asfiksimi i tyre erdhi si pasojë e tymit të kaldajës e cila u vu në punë për herë të parë, të premten gjatë orarit të mësimit.Burime nga spitali i Bulqizës bëjnë me dije se gjatë mbrëmjes së të premtes janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore edhe 15 nxënës të tjerë. Mjekët pohojne se rastet e paraqitura në spital kanë qënë me simptoma të lehta.

Policia e Bulqizës në bashkepunim me prokurorinë e Dibrës kanë nisur hetimet mbi shkaqet e ngjarjes dhe paraparakisht rezulton se oxhaku ishte bllokuar nga mbeturinat, dhe pas zhbllokimit kaldaja u vendos sërish në punë.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy