Shumica që kanë humbur jetën nga COVID-19,me sëmundje shoqëruese
Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 29 January 2021
Diabeti, sëmundjet e mushkërive, ato të zemrës, janë disa prej sëmundjeve shoqëruese që kanë pasur viktimat me COVID-19 në Kosovë.
Por, sipas autoriteteve shëndetësore, ka pasur raste me koronavirus që kanë përfunduar me fatalitet, e që nuk kanë pasur asnjë sëmundje shoqëruese.
Shumica e qytetarëve që kanë përfunduar me fatalitet nga infeksioni i koronavirusit e që e shkakton sëmundjen e COVID-19, thuhet se kanë pasur sëmundje shoqëruese. Por, zyrtarë brenda Ministrisë së Shëndetësisë thonë se ka pasur raste kur personat e infektuar me koronavirus, që kanë përfunduar me fatalitet, nuk kanë pasur asnjë sëmundje shoqëruese. Këtë e tha për Radio Kosovën Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Përveç COVID-19 në bazë të raporteve mjekësore kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese por jo çdo herë secili. Në bazë të këtyre raporteve, personat që janë më të ri në moshë kanë pasur më pak sëmundje shoqëruese dhe ka raste kur COVID ka qenë shkaktar i drejtpërdrejtë i vdekjes’’, tha ai.
Sa i përket grupmoshave më të prekura nga COVID-19, sipas Hotit, është ajo prej 30 deri në 39 vjeç, pasuar nga grupmosha 40-49. Pas kësaj vijnë grupmoshat nga 50-59 dhe 20-29.
Ndërkaq sa i përket gjinisë, më shumë të infektuar me koronavirusin e ri ka meshkuj, me 51 për qind, kundrejt 49 për qind femra.
Grupmoshat që kanë më së shumti raste me fatalitet janë 70-79 vjeç, pasuar nga grupmosha 60-69 vjeç. Pastaj vijnë personat mbi 80 vjeç, bëri të ditur Hoti, duke thënë se këto të dhëna janë marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Infektologu Sali Ahmeti tha për Radio Kosovën se shumica e personave që kanë humbur jetën nga COVID-19, kanë qenë me sëmundje shoqëruese.
“Në Klinikën Infektive kanë pasur sëmundje shoqëruese qoftë kronike manifeste ose latente. Latente janë sëmundje që në momentin e infeksionit me COVID-19, janë vërejtur që janë sëmundje të pranishme”, tha Ahmeti.
Megjithëkëtë zyrtarë nga IKSHPK thonë se Kosova aktualisht thuhet se ka situatën më të favorshme epidemiologjike me infeksionin e koronavirusit në rajon.
Andaj ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, javën e kaluar ka lehtësuar masat anti-Covid, në disa zona të Kosovës.
Të tjera
-
Kurti: Takimet me Scholzin, qoftë në Prishtinë apo në Berlin janë përherë të sinqerta
Kurti: Takimet me Scholzin, qoftë në Prishtinë apo në Berlin janë përherë të ...
-
Uji i Badovcit ende jashtë përdorimit, qytetarët kërkojnë më shumë pika të furnizimit
Sikurse vitin e kaluar, niveli i manganit në liqenin e Badovcit ka pësuar rri...
-
Kurti: Kosovës t’i hiqen masat, t’i jepet statusi i vendit kandidat
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese nd...
-
E dhimbshme, vdes i riu nga Istogu Bler Mehmeti
Para pak çastesh është raportuar lajmi për vdekjen e të riut nga Istogu, Bler...
-
Ndriçohet godina e Qeverisë për tetorin rozë, Kurti: Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku!
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar sot për tetorin rozë. Kryemi...
-
Kamala Harris do të japë intervistën e saj të parë në Fox News
Kandidatja demokrate, Kamala Harris, do të shfaqet në Fox News të mërkurën mb...
-
Angli/ Shtëpi bari me vlerë 10 milionë stërlina, dënohet katër shqiptarë
Anëtarët e një bande shqiptare të krimit të organizuar do të deportohen pasi ...
-
Xhandarmëria serbe provokon në Merdare, shkel vijën kufitare me Kosovën
Sot rreth orës 18:20, tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdarë ...
-
Ministri Maqedonci: 45 serbë sherbejnë në Ushtrinë e Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pj...
-
Aktivistja shqiptare në Sanxhak shkruan për Albin Kurtin, rreshtohet me “zemër e shpirt” me të dhe Vetëvendosjen
Amina Nuraj, aktiviste në Sanxhak, ka shkruar një postim për kryeministrin Al...
-
“Ushtarët pa bukë”, Ministri i Mbrojtjes: Kjo është fushata më e ashpër, ushtarët kanë tri shujta
Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqi...
-
Kurti takim me Scholz pas Samitit, flasin për dialogun – i kërkon mbështetje për heqjen e masave të BE’së
Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Çeku ka zhvilluar tak...