Sport

Shumica e skuadrave të Serie A kanë filluar stërvitjet ekipore

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 23 May 2020

Italia ishte një nga vendet më të goditura nga koronavirusi në kontinentin e vjetër.

Pas shumë diskutimesh e kundërthëniesh mes palëve, gjegjësisht përfaqësuesve të klubeve e ministrit të sportit, u vendos që skuadrat nga data 18 e këtij muaji t’u rikthehen stërvitjeve ekipore.

Edhe pse ende është e paqartë forma sesi do të vazhdohet kampionati, sot Udinese është bërë skuadra e fundit që iu bashkangjitur atyre elitare për t’i fillur stërvitjet grupore.

-Advertisement-

Nga data 4 Maj, futbollistët e Serisë A kishin të drejtë stërvitjeje vetëm në mënyrë individuale.

Kësisoj, friulianët, u bashkohen Milanit, Interit, Fiorentinës, Romës, Napolit, Parmës, Sassuolos, Atalantës, Cagliarit, Geonas, Lecces e Torinos

Udinese është skuadra e fundit që ka nisur stërvitjet në grup, duke iu bashkuar kështu Interit, Milanit, Napolit, Romës, Fiorentinës, Sassuolos, Parmës, Cagliarit, Atalantës, Torinos, Genoas e Lecces.

Ndërsa ka edhe më tutje ka skuadra që po i respektojnë rregullat e distancimit fizik dhe nuk i kanë filluar ende stërvitjet në grup. Ato janë: Juventus, Lazio, Verona, Brescia, Sampdoria, SPAL e Bologna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera