Shumica e re: Do të garantojmë unitetin te presidenti Ivanov
Autori: Gazeta inFokus
10:08 | 12 May 2017
Në emër të shumicës parlamentare LSDM-ja në një nga ditët në vijim do t’i dërgojë presidentit Ivanov garancitë e kërkuar për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re, transmeton Alsat-m. Sipas LSDM-së.
Programi për punën e qeverisë është garancia më e mirë për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit dhe se Ivanov sa më parë duhet të jep mandatin të nominuarit të saj për kryeministër Zoran Zaev.
Të gjithë shumë mirë i dini garancitë e shumicës së re parlamentare për unitarizmin e shtetit. Në fakt unitarizmi në asnjë moment nuk ishte i rrezikuar. Këtë shumë mirë e dini dhe sapo të krijohen kushte, një orë e më parë atë që e kemi deklaruar në programin për qeverisje do t’ia themi edhe Ivanovit. Është koha e fundit që ai të respektoj Kushtetutën dhe sa më parë t’i jep mandatin Zoran Zaevit dhe të formohet qeveri të re – tha Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.
Edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili i dërgoi letrën Ivanovit me kërkesën për dhënien e mandatit Zaevit, tha se VMRO-DPMNE duhet të pajtohet me faktin se në Kuvend është formuar shumicë e re me një program të qartë dhe se presidenti duhet të veprojë në bazë të kushtetutës
Opozita duhet të jetë e vetëdijshme se shumica parlamentare duhet ta aplikojë dhe realizojë programin e saj sepse në bazë të asaj programi populli ia ka dhënë përkrahjen në udhëheqjen e shtetit. Ndoshta kjo në shikim të parë duket si antagonizëm i tejkalueshëm, por nuk është ashtu – u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Nga BDI-ja e AliAhmetit përkrahin liderin e LSDM-së Zoran Zaev dhe garancitë që ai do t’ia dorëzojë kreut të shtetit Gjorgje Ivanov.
Ne i kemi dhënë mbështetje Zaevit që në emër të shumicës parlamentare t’ia dorëzoj Ivanovit garancitë e kërkuara për mandatin për formimin e qeverisë së re – njoftojnë nga BDI.
Edhe nga Lëvizja Besa deklaruan se Zoran Zaev dhe LSDM-ja kanë përkrahjen në aspektin e garancive që Ivanov i kërkon për dhënien e mandatit.
Ne si Lëvizje Besa do ta mbështesim deklaratën apo garancitë të cilat i kërkon Ivanovi për programin qeveritar i cili është në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë – u shpreh Faton Fazliu, Lëvizja Besa.
Ndërsa nga Aleanca për shqiptarët thonë i takon LSDM-së dhe Zaevit të kërkojë mandatin për qeverinë e re.
Mandatar është Zoran Zaev, ai duhet të shkon dhe të arsyetohet ose të çon letër deri tek kryetari i shtetit. Ne si parti politike shqiptare që e përkrahim shumicën parlamentare ende nuk kemi vendos as për hyrje në qeveri dhe nuk kemi çfarë të bisedojmë me presidentin pasi që mendojmë se ai s’ka edhe kredibilitet. Përveç asaj ai është edhe fajtor i gjithë këtyre ngjarjeve që ndodhën gjatë pesë gjashtë muajve të fundit në Maqedoni – deklaroi Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët.
Afati për dorëzimin e mandatit skadon më 19 maj. Nga LSDM-ja mbeten në qëndrimin se qeveri të re do të ketë dhe se në rast të refuzimit nga presidenti Ivanov, shumica e re do të veproj sikur edhe në rastin zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

T� tjera
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
-
Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...
-
Vranët, shi por edhe diell me temperatura maksimale deri në 20 gradë, moti gjatë javës që po hyjmë
Temperaturat në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të arrijnë deri në 20 gradë...






























