Lajme

“Shumica e klinikave në QKUK me ushtrues detyre”, SHSKUK reagon ndaj deputetit Bekim Haxhiu

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 26 February 2023

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar ndaj deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, se shumica e klinikave në QKUK janë me ushtrues detyre, teksa ka thënë se kjo nuk qëndron, raporton Gazeta Blic.

SHSKUK ka thënë se nga 38 klinika dhe shërbime klinike në QKUK, 36 prej tyre menaxhohen nga drejtor të zgjedhur, vetëm 2 institucione, Klinika e Onkologjisë dhe Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë menaxhohen nga ushtrues detyre.

Po ashtu, në reagim thuhet se Bordi i SHSKUK-së nuk ndërhyn në punën e klinikave.

-Advertisement-

Reagim ndaj lajmit të pavërtetë të publikuar në media

Deklarimi se shumica e drejtorëve të klinikave në QKUK janë me ushtrues detyre, nuk qëndron, ngase nga 38 klinika dhe shërbime klinike në QKUK, 36 prej tyre menaxhohen nga drejtor të zgjedhur, vetëm 2 institucione, Klinika e Onkologjisë dhe Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë menaxhohen nga ushtrues detyre.

Duhet të theksojmë që për Klinikën e Onkologjisë, konkursi është i hapur dhe është në proces te perzgjedhjes, përmes një procesi konkurimi të drejtë dhe transparent.

Më tej, theksojmë se Bordi Drejtues i ShSKUK-së, nuk ndërhyn në punën e klinikave por mbikëqyrë dhe i mbështetë, përmes kompetencave ligjore që ka, sipas Statutit, pra punën e të gjitha institucioneve përbërëse të ShSKUK-së.

Sqarojmë se të gjithë drejtorët e klinikave në ShSKUK janë zgjedhur në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Çdo pretendim që emërimet janë bazuar në përkatësi politike është i pabazë dhe minon punën e palodhur dhe përkushtimin e stafit tanë për të respektuar standardet më të larta të profesionalizmit dhe transparencës.

Sigurojmë publikun se prioriteti ynë mbetet ofrimi i shërbimeve shëndetësore sa më cilësore për qytetarët e Kosovës, dhe që institucionet tona të drejtohen në përputhje me ligjin dhe praktikat më të mira.

Andaj, jemi të përkushtuar që të sigurojmë që të gjitha pozitat udhëheqëse në klinikat dhe shërbimet tona klinike të plotësohen përmes proceseve konkuruese të ndershme dhe transparente, bazuar vetëm në merita dhe kualifikime profesionale, pa anime politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera