Shumë zhurmë në lokalet e Prishtinës, komuna jep paralajmërim
Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 07 October 2022
Shumë banorë në kryeqytet vazhdojnë të përballen me nivelin e lartë të zhurmës që shkaktohen nga lokalet në orët e vona të natës. Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se nga janari i vitit 2023, do të nisë me vendosjen e aparateve për matjen e zhurmave në lokalet e kryeqytetit.
Zhurma e lartë e cila dëgjohet edhe në orët e vona në lokalet e kryeqytetit, po shqetëson shumë banorë të cilët jetojnë afër tyre.
Njëri ndër ta, banor në Lagjen “Mati – 1”, që nuk deshi të prezantohet, i tha Radio Kosovës se për shkak të zhurmës se lart në restorantin afër banesës se tij, nuk arrin të flejë deri pas mesnate. Përveç zhurmës se lart problem tjetër me të cilin përballen është edhe aroma që lirohet nga ventilimi.
“ Zhurma e cila krijohet nga muzika në restorantin poshtë banesës për ne si banorë është shumë shqetësuese. Zhurma është deri pas orës 24:00 dhe niveli i zërit është i lartë dhe po ashtu muzika është me bas. Ne as një natë nuk mund të flemë deri pas orës 1:00 të natës. Plus era e ventilimit në pjesën ndërmjet banesave është e padurueshme dhe tarracën nuk mund ta shfrytëzojmë”, thotë ky qytetar.
Këtë gjendje pritet ta përmirësojë vendosja e matësve të zhurmës, e cila do të behët nga ana e Komunës së Prishtinë, projekt i cili pritet të fillojë nga janari i vitit 2023. Drejtori për Shërbime Publike, Ilirik Musliu, në një përgjigjeje me shkrim për Radio Kosovën tha se kontrata për vendosjen e këtyre matësve është gati.
“ Operatori është përzgjedhur, pra kontrata është gati. Jemi në përfundim të rregullores. Po mendojmë të fillojmë prej janarit 2023 me vendosjen e matësve”, thotë Musliu.
Ndërkohë, drejtues të Komunës së Prishtinës, kanë bërë të ditur se rregulli për zhurmën mund të ndryshojë gjatë verës, teksa edhe për këtë thonë se ka mirëkuptim ndërmjet gastronomeve dhe banorëve. Nga 15 korriku deri 15 gusht, zhurma e lokaleve mbase do të jetë pak më e madhe për shkak të verës dhe numrit të madh të vizitorëve. Mes tjerash, është bërë e ditur se gastronomet që s’i përmbahen rregullit të vendosur për ndalimin e zhurmës mund t’i merret edhe leja e punës.
Të tjera
-
Konjufca pret komisionerët parlamentarë të Bavarisë: Mërgata na ka afruar
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim anëtar...
-
Shqetësuese: Fëmijët e identifikojnë TikTok-un si hapësirën ku bullizohen më së shumti
Rrjeti social TikTok është identifikuar nga fëmijët si hapësira në të cilën b...
-
Subvencionimi i energjisë elektrike për familjet e cenueshme, ministri Murati tregon sa familje përfituan
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se mbi 72 familje përfituan nga...
-
Dugolli vë në dyshim vendimin e presidentes Osmani për rikthimin në Kuvend të Ligjit për Këshillin e Sigurisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthye...
-
Tensionet në Novi Sad: Politikani serb përfundon në emergjencë, Vuçiqi fton Këshillin e Sigurisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur seancën urgjente të Këshil...
-
Abdixhiku paralajmëron Pecin e Qeverinë Kurti për grantet: Do t’i ktheni paratë cent më cent
Kryetari i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixh...
-
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së paku në rajon
Për përdorimin e armëve të gjata, vetëm tri ditë stërvitje! Kaq thotë se k...
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
Me përfundimin e vitit 2024, në vende të ndryshme të botës planifikohen ndrys...
-
Mexhiti: Kurti e tha të vërtetën, në Maqedoni të Veriut s’ka ligj të veçantë për gjuhën shqipe
“Kryeministri Kurti e tha të vërtetën”. Kështu është shprehur zv.kryeministri...
-
24 vjet bashkë, Enver Hoxhaj ndan një foto të rrallë me gruan e tij
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ndarë një fotografi të rr...
-
FSK stërvitet me ushtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR’it
Ushtarë të FSK-së kanë kryer një stërvitje me ushtarët amerikanë dhe gjermanë...
-
A do të sjellë 2025-ta një ndryshim të madh për udhëtarët në BE? Si funksionon sistemi për një shtetas jo të Bashkimit Evropian
Fundjavën e kaluar mund të zbulohej Sistemi i ri i Hyrje/Daljes në Bashkimin ...