Lajme

Shumë viktima nga sulmi në hotel

Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 21 January 2018

Deri më tani raportohet për së paku 15 viktima, nga sulmi që ka ndodhur sonte në një hotel në Kabul.

Siç raporton Ministria e Brendshme afgane, sulmi është kryer nga katër persona të armatosur në Hotelin “Intercontinental”, ku dy nga ta janë vrarë.

Sulmuesit u përleshen me forcat e armatosura, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish.

-Advertisement-

Sipas mediave, veç sulmit me armë zjarri, që sulmuesit kanë kryer ndaj mysafirëve në hotel, ata kanë përdorur edhe bombavetëvrasëse.

Në pamjet e publikuara shihet se ndërtesa është përfshirë në zjarr, ndërsa dyshohet se numri i viktimave mund të jetë më i madh.

BBC raporton se sulmuesit pasi kanë qëlluar sigurimin e hotelit, kanë hyrë brenda në hotel duke qëlluar drejt mysafirëve.

Disa raporte thonë se në hotel ishte duke u mbajtur një konferencë të IT-së, pjesë e së cilës ishin zyrtarë të provincës. Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se sulmuesit kishin marrë pengje.

Sulmi vjen vetëm disa ditë pasi ambasada amerikane në Kabul lëshoi një paralajmërim për hotelet në qytet.

“Ne jemi të vetëdijshëm për njoftimet, se grupet ekstremiste mund të planifikojnë një sulm kundër hoteleve në Kabul”, shkruante ambasada në një alarm të sigurisë publike të publikuar të enjten.

“Këto grupe gjithashtu mund të synojnë tubime publike, objekte qeveritare, transportin, tregje dhe vende ku gjenden të huajt”, thuhej në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera