Shumë vatra zjarri, pak mjete, shteti i pafuqishëm për të përballuar situatën
Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 11 August 2017
Temperaturat e larta dhe zjarrret e kësaj vere kanë vënë në provë zjarrfikësit në vendin tonë. Këto ditë atyre u është dashur të luftojnë më flakët në disa vatra zjarri, edhe duke rrezikuar jetën në disa raste. Por sa të përgatitur dhe efektivë janë zjarrfikësit tanë në këto raste?
Situata nuk shfaqet aspak e mirë, kur në shumicën e rasteve, të fundit që mbërrijnë në vendngjarje janë pikërisht zjarrfikësit. Kjo, sepse në shumë bashki një repart i tillë nuk ekziston, ndërkohë që ligji dikton krijimin e tyre deri në dhjetor të vitit 2018.
“Bashkia e Cërrikut ka një territor prej 186 km katrorë, tërësisht të pambuluar me këtë shërbim dhe mundësitë tona për ta krijuar një repart zjarrfikës janë të pamundura, pra janë zero”, – tha Altin Toska, kryetar i Bashkisë së Cërrikut.
“Bashkia e Belshit ka zero mundësi për të ndërtuar dhe për të mbajtur një stacion zjarrfikësish. E them këtë për shkak të mungesës së fondeve”, – shprehet Arif Tafani, kryetari i Bashkisë së Belshit.
Edhe në ato raste kur repartet zjarrfikëse ekzistojnë, ato janë thuajse në grahmat e fundit. Edhe këtu kërkohen shuma të mëdha për rikonstruksionin e tyre, të cilat bashkitë e kanë sërish të pamundur t’i përballojnë.
“Eshtë për të ardhur keq që ky repart ka 5 makina zjarrfikëse të vitit 1975-1976. Zjarrfikëseve u mungon baza materiale dhe veshjet. Mungon një kompresor që shërben për mbushjen e bombolave dhe aparateve hermetike. Ka edhe mungesë të pajisjeve ndihmëse të mjeteve zjarrfikëse, si tubat apo fikëset portative të zjarrit”, – tha Qazim Sejdini, kryetar i Bashkisë së Elbasanit.
Ndërkohë, së fundmi qeveria ka akorduar një fond pagash për personel zjarrfikës edhe në ato bashki ku ky repart nuk ekziston. Gjë që do të thotë se personeli zjarrfikës do të paguhet, edhe pse nuk ka as mjete dhe asnjë mundësi për të ndërhyrë në raste zjarri.
Sipas të dhënave, nga 61 bashkia në vend, 23 prej tyre nuk kanë asnjë mjet për fikjen e zjarrit, si dhe ka mungesë në logjistikë e efikasitet në shuarjen e flakëve. Po ashtu edhe mjetet për fikjen e zjarrit nga ajrit janë shumë të pakta, ndërkohë që është kërkuar ndihmë edhe nga shtet fqinje për helikopterë.
Përballë një situate zjarresh që po shkon drejt një emergjence kombëtare, shteti shqiptar shfaqet i pafuqishëm për të reaguar ashtu siç duhet. Investimet e munguara në sektorin e zjarrfikësve nga bashkitë në rrethe ka precipituar në një situatë të tillë, ku zjarret kanë djeguar me hektarë të tërë pyje e shkurre dhe në shumë raste është duke iu afruar qendrave të banuara.
E vetmja gjë që ngelet për tu shpresuar është fakti se ndërhyrja e motit me uljen e temperaturave dhe shirat, do ndihmon në fikjen e zjarreve, gjë të cilin shteti shqiptar deri më tani duket sikur e ka gati të pamundur ta bëjë./ Lapsi.al
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...