Sport

Shumë tifozë të Llapit e lëshuan stadiumin: E akuzojnë Batatinën për lëshim të ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 15 May 2019

Llapi po pëson humbje në shtëpi nga Feronikeli me rezultat 3-1.

Dy gola të pranuar shpejtë në pjesën e dytë, kanë bërë që shumë tifozë llapjanas të irritohen me lojën e skuadrës së zemrës.

Shumë nga ta e kanë lëshuar edhe stadiumin duke e akuzuar trajnerin i Llapit, Tahir Batatina për lëshim të ndeshjes.

-Advertisement-

Ka pasur shumë kërkesa nga tifozët llapjanas që skuadra e tyre e zemrës ta lëshojë ndeshjen ndaj Feronikelit.

Kjo vetëm që Prishtina sipas tyre për mos bëhet kampion, pasi që në ndeshjen e fundjavës e mposhti në ‘Fadil Vokrri’  me rezultat 1-0.

Kjo ndeshje ia këputi shpresat Llapit për një vend në Evropë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera