Lajme

Shumë shpejtë fillojnë punimet për rrugën Kijevë -Zahaq

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 07 March 2018

Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa sot ka shqyrtuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Kosovës, BERZH për projektin e autostradës Kijevë -Zahaq.

Ministri i Financave, Bedri Hamza duke arsyetuar këtë projektligj ka thënë se në vazhdën e partneritetit me institucione financiare ndërkombëtare, është hartuar një projektligj për financimin e projektit infrastrukturor që lidh Prishtinën e Pejën me anë të një kredie dhe mjete nga buxheti i Kosovës.

Ai tha se është një marrëveshje e favorshme dhe e rëndësishme. Sipas tij, i gjithë projekti është rreth 200 milionë euro, ku 38 milionë do të ndahen nga busheti i Kosovës ndërsa pjesa tjetër është nga BERZH dhe Banka Investive Evropiane.

-Advertisement-

Hamza ka thënë se për këtë projekt madhor prej rreth 33 kilometra punimet mund të fillojnë në fund të pranverës.

Lumir Abdixhiku kryetar i Komisionit tha se marrëveshja në fjalë është natyrshme dhe e drejtë ngase kjo rrugë ndërtohet me kredi dhe mjetet buxhetore të shtetit dedikohen për sektorë tjerë primarë.

Sipas tij, edhe kushtet e kredisë janë të ulëta dhe kostoja del me e lirë krahasuar me ndërtimin e autostradave në të kaluarën.

Ai the se bazuar në kushtet e e kredisë dhe shumën e mjeteve të garantuara me hua, del se projekti Kijevë-Zahaq prej 33 kilometra del të jetë me një kosto 200 milionë euro dhe që i bie se çmimi për një kilometër rrugë nuk do të jetë më shumë se 6. 5 milionë euro.

Të gjithë anëtarët e këtij Komisioni kanë votuar pro projektligjit për autostradën Kijevë-Zahaq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera