Lajme

Shumë shpejt pritet hapja graduale të kufijve në rajon

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 19 May 2020

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj gjatë martës ka marrë pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë të Selanikut.

Në këtë Konferencë kanë marrë pjesë të gjithë ministrat e jashtëm të rajonit, disa vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësueseve të lartë të Komisionit Evropian.

Këtë e ka bërë të ditut Cakaj përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

‘Zhvilluam një bisedë shumë të vyer për të bashkërenduar veprimet tona në procesin e rihapjes graduale të kufijve, rimëkëmbjes ekonomike dhe përpjekjeve të përbashkëta për të frenuar përhapjen e COVID-19”, ka shkruar ai.

Poashtu ai ka bërë të ditur se të gjithë janë pajtuar për të shtuar bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, agrikulturës, turizmit, transportit dhe ndërlidhjes.

“Bashkëpunimi rajonal dhe bashkëpunimi me BE-në janë themelorë në luftën e përbashkët kundër pandemisë”, ka përfunduar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera