Shumë shpejt në uniformë të Policisë së Kosovës mund të mos shihni zyrtarë më të moshuar se 55 vjeç.
Autori: Gazeta inFokus
12:14 | 31 Tetor 2022
Të paktën kështu thuhet në një draft-projektligj për pensiononim. Neni 6 i këtij drafti thotë se mosha e pensionimit të rregullt është 55 vjeç. 10 vjet më re sesa tash, kur policët pensionohen në moshën 65 vjeçare. Nëse ky draft votohet rreth 1500 policë do të pensionoheshin menjëherë. Ata do të merrnin për pension pak më shumë se gjysmën e pagës bruto.
“Baza e pensionit të rregullt të zyrtarit policor nga grada polic i lartë deri në gradën kolonel është katër dhjetë 40% e pagës bruto të zyrtarit policor në momentin e pensionimit. Për çdo vit shërbimi si zyrtar policor, koeficienti i përqindjes rritet për 2%, por nuk mund të kaloj gjashtëdhjetë 60% e pagës bruto”.
E për ata që nga 50 vjeç duan të pensionohen drafti parasheh pagë më të ulët. Më së paku 15 vite shërbim në Polici dhe Inspktorat, të pensionuarit marrin vetëm 35% të pagës bruto. Përpos pensioni të rregullt, vullnetar parashihet edhe kategoria e pensionimit invalidor dhe familjar. “Lartësia e pensionit të bashkëshort/it-ës, bashkëshort/it-ës jashtëmartesor është pesëdhjetë 50% e pensionit që i është paguar pensionistit.”, thuhet në këtë draft të siguruar nga RTVDukagjini.
Pikërisht për këtë nen ka vërejtje Sindikata e Policisë përkundër se nuk janë njoftuar zyrtarisht nëse ky draft do të përcillet për në komisione.
“Edhe kjo për neve është e papranueshme, pse të mos jetë 100%, pse mos ta gëzojë një bashkëshorte-bashkëshort që mbas vdekjes së njërit prej tyre ta merr pensionin e njëjtë. Nga Sindikata e Policisë së Kosovës thonë se ky draft është i njohur për ta, përkundër që zyrtarisht nuk e kanë pranuar”, deklaron Zeqiri.
Zeqiri thotë se nëse ky draft kthehet në ligj kanë edhe kundërshtime të tjera. “Kjo përqindja maksimale të jetë të paktën minimumi 80% e pagës bruto, sepse bazuar edhe në standardet dhe kushtet aktuale duke u bazuar edhe në polici e Rajonit që i kemi e që ata pensionohem te Maqedonia p.sh. me pagën e fundit që e merr”, deklaron kreu i Sindikatës. Ministria e Brendshme as nuk e konfirmuar por as mohuar ekzistencën e këtij drafti. Të paktën deri në publikimin e këtij raporti.
Ndërkohë disa nga anëtarët e Komisionit për Siguri kanë thënë se nuk e e kanë parë draftin, por që të ditën e marte pritet të sillet në këtë komision. Policia e Kosovës numëron rreth 9500 zyrtarë, forca të cilat janë ndër të vetmet në botë që ende nuk kanë sigurim shëndetësor.

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...



























