Më shumë se 3 milionë euro për Zyrën e Thaçit
Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 30 March 2018
Për Zyrën e të parit të vendit, nuk po mjaftojnë as 3 milionë euro. Paga, mëditje, mallra, shërbime dhe subvencione e transfere, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk po mund t’i rrumbullaksojë me kaq para.
Janë më se 3 milionë e 200 mijë euro që janë ndarë nga Buxheti i shtetit më të varfër në rajon për zyrën e kreut të shtetit. Pjesa më e madhe e kësaj shumë është paraparë të shpenzohet për kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, pasuar nga ajo për pagat dhe mëditjet, shkruan Infokusi.com.
1 milionë e 900 mijë euro do të shkojnë për mallra dhe shërbime dhe 1.1 milionë të tjera për pagat dhe mëditjet e zyrës së Presidentit.
Krejt kjo sipas raportit mbi ndarjen dhe shpenzimin e parasë publike “Si i harxhon shteti paret tona?”, që ka publikuar Instituti për Studime të Avancuara- GAP për vitin 2018.
Në bazë të këtij raporti, i pari i vendit ka ndarë kogja para edhe për subvencione e transfere. Më shumë se 270 mijë euro të buxhetit të ndarë për këtë zyrë do të shkojnë për këtë kategori.
Ndonëse në shumë më të vogël, por mijëra euro janë paraparë edhe për shpenzimet kapitale dhe ato komunale.
“Shpenzime kapitale-15 mijë euro, shpenzime komunale- 6 mijë e 700 euro”, thekson tutje raporti i GAP-it.
Ndryshe, ditë më parë edhe Qeveria në krye me Ramush Haradinajt ka ndarë para për këtë zyrë.
“Për nevoja të Këshillit Konsultativ për Komunitete në kuadër të Zyrës së Presidentit, Qeveria ka ndarë mjete në vlerë prej 50 mijë euro. Mjetet e ndara do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të aktiviteteve që kontribuojnë në marrëdhëniet midis komuniteteve të Republikës së Kosovës”, thuhet në një nga vendimet e Qeverisë Haradinaj./Infokusi
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...