Lifestyle

Shumë planetë do ndikojnë negativisht tek ju”/ Ja çfarë thonë yjet për ju, e hënë 23 shtator

Autori: Gazeta inFokus 07:25 | 23 September 2024

Dashi

Gjatë ditës së sotme yjet do sjellin divergjenca të mëdha. Do jeni shumë egoistë dhe nuk do pranoni asnjë gabim. Ju të dashuruarit do i harroni përkëdheljet dhe shprehjen e ndjenjave dhe kjo do bëjë që marrëdhënia me partnerin të ftohet ndjeshëm. Nëse vazhdoni të silleni kështu ka rrezik që lidhjes tuaj t’i vijë fundi. Ju beqarët do kujdeseni më shumë për pamjen e jashtme ne mënyrë që nesër të keni më shumë mundësi për ndryshim të statusit. Në punë nuk do ju bindeni urdhrave të shefave dhe nuk do pranoni as të bashkëpunoni me kolegët. Buxheti do pësojë goxha tronditje,

Demi

-Advertisement-

Sot do ju gjeni përgjigje të gjitha pyetjeve që keni në mendje dhe do ndiheni më të qetë pas mesdite. Ju të dashuruarit nuk duhet ta shihni më lidhjen tuaj si burg, por duhet të shihni anët pozitive. Duke u treguar mosbesues dhe të largët vetëm sa do e përkeqësoni marrëdhënien tuaj. Ju beqarët do keni një ditë shumë monotone dhe pa asgjë të veçantë. Në punë do bëni edhe më shumë përpjekje gjatë kësaj dite dhe më në fund do arrini t’i vini gjërat në vijë. Edhe marrëdhënia me kolegët do përmirësohet. Në planin financiar mos bëni asnjë hap pa u këshilluar me të afërmit.

Binjakët

Kjo e sotmja nuk do jetë një dite rutinë për ju. Do e gjeni gjithmonë diçka që do e bëjë çdo çast emocionues. Nëse keni një lidhje, Neptuni do iu sjellë shumë fat. Do qëndroni më shumë kohe pranë atij që dashuroni dhe do ia kaloni më së miri në krahët e tij. Do i adhuroni përkëdheljet dhe ledhatimet që do iu japë. Ju beqarëve do iu plotësohet dëshira për të krijuar një lidhje. Në punë nuk do jeni shumë të përqendruar dhe mund te gjendeni në vështirësi në disa momente. Për fat miqtë do ju ndihmojnë dhe do ua mbulojnë gabimet. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë, prandaj kujdes me shpenzimet e tepruara.

Gaforrja

Sot do lini pas krahëve të gjitha problemet që keni pasur dhe do e shihni jetën me më shumë optimizëm. Vëmendjen kryesore do ta vendosni tek gjërat që me të vërtetë ja vlejnë. Nëse keni një lidhje, dashuroni ashtu si dini dhe ashtu si e ndjeni. Vetëm në këtë mënyrë do përjetoni emocionet që keni dëshiruar gjithmonë dhe do ndiheni të plotësuar. Ju beqarët do jeni më të qartë për atë që doni të bëni në jetën tuaj sentimentale dhe do hidhni hapat e duhura. Në punë do jeni gjithë kohës të kujdesshëm, do mateni para se të veproni dhe nuk do ndërmerrni rreziqe. Gjithçka do shkojë sipas planeve. Financat do jenë të mira, megjithatë nuk duhet të shpenzoni pa u menduar vetëm për t’ia bërë qejfin vetes.

Luani

Merreni jetën si t’iu vijë sot dhe mos e brengosni shpirtin duke kërkuar t’iu bëhet çdo gjë në perfeksion. Hëna do ua ndërlikojë jetën ju të dashuruarve dhe do keni debate të ashpra me partnerin. Do prekeni mjaft nga disa gjëra që ai do iu thotë dhe do trishtoheni. Ju beqarët do e keni të vështirë të gjeni personin më të përshtatshëm për veten. Bëni edhe pak durimNë punë do iu jepen mundësi të shkëlqyera për ta treguar sesa vleni. Strategjitë që do ndiqni do ju çojnë atje ku keni dashur gjithë këto kohë. Çështjet financiare nuk do shkojnë ashtu si duhet. Do keni vështirësi të cilat mezi do i kaloni.

Virgjëresha

Sot do jetë dita e zgjedhjeve të mëdha për juve që jeni në një lidhje. Bëni atë që do ndieni edhe pse jo të gjithëve do i pëlqejë. Nëse keni një lidhje do gjendeni edhe përballë momentesh delikate, por me durim dhe largpamësi do i kaloni. Për fat partnerin nuk do ngulë këmbë që të dalë e tija. Për ju beqarët nuk do shfaqet ende personi që do ua plotësojë të gjitha kushtet e kërkesat kështu që do mbeteni vetëm. Në punë përgatituni për një ditë plot angazhime dhe sfida. Disa divergjenca me kolegët do ju bëjnë edhe më të fortë. Financat do i mbani nën kujdes dhe nuk do keni vështirësi.

Peshorja

Sot do jeni në humor të shkëlqyer dhe gati për të eksperimentuar çdo lloj gjëje. Nëse keni një lidhje do e mahnitni partnerin me gjestet dhe dashurinë që do i falni. Ai më në fund do ndihet gati për t’iu bërë propozimin e madh dhe pse jo për të filluar edhe një bashkëjetesë. Ju beqarët mos e frenoni veten. Nëse dikush do ju pëlqejë shprehjani ndjenjat. Në punë do ecni përpara duke përdorur argumentet e duhura. Askush nuk do ua kalojë dhe asgjë nuk do ju mposhtë. Pavarësisht orëve pak të gjata nuk do ndieni lodhje. Buxheti do fillojë të rehabilitohet.

Akrepi

Dielli dhe Hëna do bëhen bashkë sot për jetën tuaj dhe do iu japin zgjidhje për të gjitha problemet personale apo profesionale. Nëse jeni në një lidhje do jeni shumë më të disponueshëm ndaj partnerit dhe do diskutoni gjerë e gjatë me njëri-tjetrin edhe për të ardhmen. Sinqeriteti, ndershmëria dhe dëshira e mirë do bëjnë që gjërat t’iu ecin për mrekulli. Ju beqarët duhet të afroheni me atë që ju përshtatet më shumë në tërësi dhe jo me atë që iu josh, por nuk do mund t’iu sigurojë të ardhme. Në punë do jeni profesionistë dhe të pandalshëm. Çdo pengesë do e kaloni sa hap e mbyll sytë. Edhe çështjet financiare do jetë më të qeta.

Shigjetari

Mos u bëni supersticiozë sot. Kjo ditë do jetë me të vërtetë shumë ë bukur, me fat dhe e mbushur me gëzim. Planetët do kenë një ndikim mjaft pozitiv për ju që keni një lidhje. Do i matni mirë fjalët dhe nuk do bëni gabime. Bashkëpunimi do fillojë të përforcohet. Nëse jeni beqarë nuk duhet të filloni aventura të cilat mund t’iu bëjnë të vuani më vonë. Në punë duhet të zgjidhni sa më parë disa çështje që i kishit lënë pezull sepse në të kundërt do merrni kritika. Me financat nuk duhet të tregoheni impulsivë. Shpenzoni për gjërat më të nevojshme, por me kujdes. Në këtë mënyrë nuk do keni tronditje.

Bricjapi

Shumë planetë do ndikojnë negativisht në jetën tuaj sot dhe do e keni shumë të vështirë të përqendroheni. Ju të dashuruarit do e kritikoni herë pas here atë që keni në krah dhe kjo mund te krijojë një atmosferë të tensionuar. Nëse jeni beqarë, më në fund, do takoni dikë që do iu bëjë ta dashuroni marrëzisht. Jeta juaj do ndryshojë rrënjësisht për mirë. Zemra do i shtojë rrahjet. Për fat të mirë, në punë do ju bëhet një propozim i ri ose do iu jepet një funksion më i rëndësishëm. Pranojeni pa ngurruar. Financat do mbeten ende delikate kështu që shpenzimet duhen mënjanuar.

Ujori

Dite e paqëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja. Në disa momente do jeni me humor dhe gati për të bërë çdo gjë që u kënaq e herë do mbylleni ne vetvete dhe nuk do hapeni me të tjerët. Nëse keni një lidhje kjo mënyrë të sjelli mund të sjellë konflikte të herëpashershme. Bëni kujdes sepse edhe durimi i partnerit e ka një kufi. Ju beqarët nuk do jeni ende plotësisht të bindur për të kërkuar dashurinë e madhe dhe nuk do lëvizni nga vendi. Në punë do jeni gjithë kohës në ankth sepse nuk do arrini dot t’i menaxhoni si duhet detyrat që iu janë dhënë. Financat do mbeten ende delikate.

Peshqit

Dita e sotme ka për të qenë më e bukur dhe do krijoni marrëdhënie harmonike me të gjithë. Nëse keni një lidhje do jeni ju që do e drejtoni partnerin gjatë kësaj dite dhe do krijoni një klimë përherë të ngrohtë. Mbrëmja do jetë akoma më e bukur dhe më romantike. Ju beqarët do merrni ftesa, por duke qenë se nuk do ju pëlqejnë disa gjeste të atyre personave do stepeni të hidhni hapa. Në punë do keni më shumë vullnet për të ecur përpara dhe mund të rrini edhe jashtë orarit vetëm për t’ia dalë. Financat duhet t’i mbani sa më të kufizuara sepse përndryshe do vuani gjatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera