Shumë nxënës ende pa libra, nëna rrëfen sfidat që po hasin për rimbursim
Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 09 September 2023
Kanë kaluar më shumë se një javë që ka nisur procesi mësimor, por shumë nxënës vazhdojnë të mbeten pa tekste shkollore, shkaku i problemeve që po hasin prindërit për të aplikuar në platformën e-Kosova për rimbursimin e mjeteve financiare.
Prindërit po ankohen se nuk kanë mundësi të hapin xhirollogari bankare, dhe se librat po kushtojnë më shumë se mjetet që po ekzekutohen nga Ministria e Arsimit. Përveç kësaj, ankesa e tyre ka të bëjë me atë se librat për klasën e gjashtë deri në të nëntën që u jepen nxënësve, janë shumë të dëmtuara.
Një nënë, që ka dashur të mbetet anonim, ka ofruar argumente se nuk po mund të aplikojnë për rimbursim të mjeteve përmes e-Kosova, dhe se sipas saj numri kontaktues për të kërkuar ndihmë në këtë platformë, nuk është i qasshëm. Për të verifikuar nëse numri që është i vendosur në faqen e platformës e-Kosova nuk është i qasshëm për ndihmë.
Përveç kësaj, nëna e dy fëmijëve tha se librat që po i marrin nxënësit e klasave të gjashta deri në të nëntën janë shumë të dëmtuara, derisa shtoi se mësimdhënësit nuk kanë të drejtë t’i largojnë nxënësit nga procesi mësimor nëse nuk kanë mundësi t’i sigurojnë librat.
Se prindërit po hasin në vështirësi për të aplikuar në këtë platformë e pohon edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, derisa thotë se nga gjetjet e realizuara, kanë verifikuar se rreth 60 për qind të nxënësve ende nuk janë pajisur me libra shkollorë.
Ndërkaq, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se deri më tani në platformën e-Kosova kanë pranuar rreth 177 mijë aplikime, derisa tregojnë se rreth 130 mijë aplikuesve iu janë ekzekutuar mjetet për librat shkollor.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar rreth 13 milionë euro për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore nga klasa e 1-9.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...