Më shumë flitet sesa që luftohet korrupsioni
Autori: Gazeta inFokus
13:21 | 11 Janar 2018
Luftimi i korrupsionit në Kosovë, mbetet një prej detyrave kryesore të institucioneve përkatëse. Vlerësimet për shkallën e lartë të korrupsionit, kanë ndikuar që Komisioni Evropian ta vë luftimin e kësaj dukurie në top-prioritetet e Kosovës edhe në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave.
Tenderët dhe prokurimi publik, konsiderohen si problem i vazhdueshëm në angazhimet për luftimin e korrupsionit, sidomos atij të nivelit më të lartë. Në kuadër të masave për luftimin e korrupsionit, ishte paraparë që të zbatohen disa reforma në prokurimin publik, ku ishte veçuar nevoja për zbatimin e prokurimit elektronik nga fillimi i vitit 2018, gjë që nuk ka ndodhur.
Finalizimin e prokurimit elektronik e kishte kërkuar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.
Ai në dhjetor të vitit të kaluar në kuadër të ‘Javës kundër korrupsionit’, në një deklaratë për media iu kishte bërë thirrje autoriteteve në vend që deri në janar të këtij viti të finalizohet prokurimi elektronik.
Nga fillimi i këtij viti, sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës të gjitha autoritetet kontraktuese do të përgatisin dhe do të publikojnë të gjitha njoftimet në platformën elektronike duke përfshirë të gjitha procedurat e prokurimit dhe për të gjitha vlerat.
Por, në vendim thuhet se vazhdon të mbetet mundësia e dorëzimit të tenderit edhe në kopje fizike.
Safet Hoxha kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik i ka thënë Radios Evropa e Lirë se janë në prag të finalizimit të disa dokumenteve që bëjnë funksional prokurimin elektronik.
“Ka disa arsye pse kanë mbetur edhe me tutje kopjet fizike, për shkak se rezultati përfundimtar i raportit të vitit të kaluar ka treguar se në platformën elektronike vetëm 12 për qind e operatorëve kanë ofertuar në mënyrë elektronike, që nënkupton që niveli i zbatimit ka qenë tejet i ulët”.
“E dyta, është se jemi në një projekt me USAID-in për hartimin e politikave operacionale, një dokument që nuk ka arritur të finalizohet, si dhe jemi në përfundim të testimit të sigurisë së platformës. Ne shpresojmë që shumë shpejt do të kompletohen dokumentet dhe do të finalizohet prokurimi elektronike”, thotë Hoxha.
Prokurimi publik në raportet vendore dhe ndërkombëtare, ishte konsideruar si burim i korrupsionit në Kosovë.
Një vlerësim i tillë ishte dhënë vazhdimisht në raportet e progresit për Kosovën të Komisionit Evropian.
Luftimi i korrupsionit në fushën e prokurimit publik është edhe njëra prej kushteve në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Isuf Zejna, nga organizata “Demokraci Plus”, në një prononcim vlerëson se mungesa e finalizimit të prokurimit elektronik paraqet një lajm të keq. Arsyet e mos finalizimit të kësaj platforme thotë ai, janë të pa baza.
“Prokurimi elektronik nuk e zhdukë korrupsionin në prokurimin publik, por në një masë i redukton problemet në vlerësimin e ofertave ku edhe janë problemet më të mëdha. Moszbatimi komplet i platformës së prokurimit elektronik është një gjë dëshpëruese pasi që edhe janë investuar mbi gjysmë milion euro mjete të Bankës Botërore, mjete të USAID-it dhe mjete të buxhetit të Kosovë. Por, përkundër të gjitha këtyre investimeve nuk po e funksionalizojnë”, thotë Zejna.
Parregullsitë e evidentuara gjatë procesit të prokurimit publik ishte vlerësuar se kanë krijuar probleme të mëdha edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Mbi 40 për qind e buxhetit të Kosovës shpenzohet përmes prokurimit publik.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se korrupsioni në prokurimin publik ka vazhduar të jetë një sëmundje kancerogjene e zhvillimit ekonomik në Kosovë.
“Vetë prokurimi elektronik nuk është shkop magjik për të zgjidhur problemet e grumbulluara. Në Kosovë shumë më tepër flitet për korrupsion sesa që luftohet korrupsioni. Ajo që është shqetësuese në Kosovë është se më nuk kemi korrupsion individual, por kemi një sistem të korruptuar që është vështirë për t’u zgjidhur”.
“Nëse mendohet që edhe kjo formë e prokurimit, por edhe proceset ekonomike të jenë të vendosura në binarët e merituar, atëherë duhet të bëhet shumë më tepër në sundimin e rendit dhe ligjit”, thotë Gërxhaliu.
Korrupsioni në fushën e prokurimit publik është konsideruar se përcillet me pasoja të mëdha në minimin e investimeve ekonomike, në shërbime jo të mira lokale, në qasje dhe përkujdesjen efikase shëndetësore si dhe në kualitetin e arsimit.

T� tjera
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...

































