Lajme

Shumë dështime, pak suksese të koalicionit të madh

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 11 May 2017

Isa Mustafa në fjalimin e tij të fundit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka lavdëruar vetën për punën që ka bërë gjatë 900 ditëve të qeverisjes së tij.

Ai para deputetëve ka përmendur një nga një sukseset që ka arritur t’i realizojë gjatë punës së tij, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Por menjëherë pas shkarkimit nga opozita me përkrahjen e PDK-së, njohës të çështjeve politike në vend kanë filluar t’i numërojnë dështimet e koalicionit të madh, i cili kishte më shumë se 80 vota në Kuvend, por që ka dështuar t’i kalojë marrëveshjet që kërkonin 2/3 e votave të deputetëve.

-Advertisement-

Politikologu Ramush Tahiri nuk ka nguruar t’i përmendë të gjitha dështimet që kjo qeveri ka pasur gjatë mandatit të saj qeverisës në krye me Isa Mustafën.

Sipas tij, mosliberalizimi i vizave, mosintegrimi plotësisht i vendit, i shpërbërjes së strukturave paralele, mosanëtarësimi në organizata ndërkombëtare e evropiane janë dështime të kryeministrit Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera