Sport

Shumat marramendëse që i marrin menaxherët në kurriz të futbollistëve

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 11 September 2019

Pas çdo transferimi janë ata figurat qendrore dhe shpesh herë decizive, ndërsa në jo pak raste shkaktojnë edhe debate e diskutime.

Bëhet fjalë për agjentët e futbollistëve, të cilët edhe këtë herë kanë përfituar shifra marramendëse nga transferimet.

Sipas të dhënave të publikuara nga FIFA Transfer Matchin System, agjentët e futbollistëve kanë arritur të arkëtojnë plot 529.3 milionë dollarë komisione transferimesh gjatë merkatos së kësaj vere.

-Advertisement-

Plot 8746 transferime janë kryer me sukses këtë verë, ose rreth 200 më tepër se një vit më parë, ku u zyrtarizuan 8527 lëvizje futbollistësh, ndërsa komisionet për menaxherët u rritën nga 447 milionë dollarë në 529 milionë.

Klubet Europiane kanë bërë 76% të shpenzimeve totale në këtë merkato si dhe mbajnë rekordin e 48 prej 50 transferimeve më të shtrenjta, ndërsa vlen të theksohet se skuadrat blerëse kanë paguar 64 % të komisioneve për menaxherët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera