Lajme

Shuma prej 1.5 milion eurove për Gjykatën Speciale po cilësohet qesharake

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 29 October 2017

Një ditë më parë Qeveria e Kosovës mori vendim që të ndajë nga buxheti i saj shumën prej 1.5 milion eurove për t’i mbuluar pagesat për avokatë dhe vizita atyre që pritet të gjykohen nga Gjykata Speciale.Por një shumë po del të jetë qesharake nga ana e njohësve të çështjeve juridike.

Ata për Tribuna Channel thanë se 1.5 milion euro mund t’i kushtojë vetëm një të dyshuari nga kjo Gjykatë, e lërë më që sipas tyre pritet të hetohen dhjetëra persona.

Edhe për avokatin tjetër, Arianit Kocin ndarja e kësaj shume është e mirë, por ai porositi që të kursehen mjetet në avokaturë, dhe prioritet t’i jepen vizitave të familjarëve

-Advertisement-

Gjykimet që janë bërë kohë më parë nga Gjykata e Hagës për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, besohet se kanë kapur shifrën e miliona eurove që të akuzuarit është dashur të paguajnë për mbrojtje juridike.
Madje, për disa komandantë të UÇK-së është dashur që të hapen edhe fonde të mëdha, ku qytetarët e Kosovës kanë kontribuar me shuma të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera