Lajme

Shullazi dëshmon në gjykatë

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 28 December 2017

Për rreth 120 minuta në seancën e së enjtes, Emiliano Shullazi ka dhënë deklarimet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

I pandehuri ishte shprehur se nuk e ka kërcënuar dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë, Ylvi Beqja. Shullazi e quajti të sajuar të gjitha deponimet e biznesmenit Beqja, pasi nuk e kishte kërcënuar asnjëherë.

“Më kërkoi ndihmë si ndërmjetës për të ndërmjetësuar në gjykatë për të marrë ish-hotel Vollgën. Kishim kontratë që do më jepte 1 milionë e 400 mijë euro nëse do të shiste Hotel Vollgën”, u shprehu Shullazi në Gjykatë.

-Advertisement-

Emiliano Shullazi akuzohet për krijim grupi të strukturuar kriminal gjobëvënie dhe shkatërrim prone me ekploziv./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera