Shuarja e ‘ëndrrës amerikane’, Foda: Kosova u përfaqësua në mënyrën më të mirë të mundshme
Autori: Gazeta inFokus
09:35 | 01 April 2026
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda është deklaruar mbrëmë për Klan Kosovën, pas humbjes nga Turqia.
Në një lidhje të drejtpërdrejt, Foda theksoi se Kombëtarja i pati rastet e saj, por që nuk arriti ta gjente goli.
“Dallimi ishte që Turqia shënoi një gol, e ne jo. Në një moment në defansivë nuk ishim aq të vëmendshëm sa duhet të jemi. Edhe pse tentuam gjatë gjithë lojës, nuk arritëm të barazojmë dhe kishim ca raste që kishim mundur t’i shfrytëzojmë më mirë”, u shpreh Foda.
Ai ka thënë edhe në minutat e fundit, Kosova kishte raste, por që nuk u shfrytëzuan momentet.
Foda ka thënë se e gjithë skuadra është e zhgënjyer, por shtoi se iu ka thënë lojtarëve se mund të ndihen krenarë për atë që është arritur deri më tash.
“Ekipi e ka përfaqësuar shtetin dhe popullin e këtij vendi në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe ekipi e ka pa që nëse luhet me zemër e vullnet si ekip, mundet me arritë shumë. Pra çka mbetet është të shkojmë përpara dhe kualifikimet e ardhshme, nëse punojmë me kualitetet që i kemi atëherë mund të arrijmë shumë”, ka thënë tutje Foda.
Trajneri ka thënë se qëllimi i Kombëtares mbetet te kualifikimet për Kampionatin Evropian, si dhe paraqitjet në Ligën e Kombeve.
“Po, qëllimi është për kualifikimet për Evropian, por i kemi edhe ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe synojmë që të mbesim në Ligën B, duke synuar gjithashtu vendin e dytë që të luajmë në playoff”, ka përfunduar Foda.

T� tjera
-
Arrestohet dorasi i Arlinda Zekajt
Policia e Kosovës ka arrestuar sonte Albert Sylajn, i dyshuari për vrasjen e ...
-
Shkoi te motra por s’i bënë zgjidhje, Albert Sylaj i ka minutat e numëruara nga arrestimi
Njësite të shumta policore, në krye me njësitin special FIT, po realizojnë ak...
-
Pas pak pritet dorëzimi i Albert Sylajt
Njësitet operative policore kanë arritur të lokalizojnë Albert Sylajn, i dysh...
-
Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi
Zhvillime të reja janë raportuar sonte lidhur me Albert Sylajn, të dyshuarin ...
-
Raportohet se i dyshuari për vrasjen e Arlindës është lokalizuar në zonën e Becit, mbrëmë është parë në Prishtinë
Informacione të reja kanë dalë në dritë lidhur me lëvizjet e mundshme të Albe...
-
Raportohet të jetë lokalizuar i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, kushti i tij i vetëdorëzimit: Vetëm 10 minuta të flas me familjen
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës,...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vend...
-
Exit poll-et në Izrael: As Netanyahu, as opozita nuk sigurojnë shumicën
EXit poll-et e publikuara pas mbylljes së vendvotimeve në Izrael tregojnë se ...
-
Aksidentet rrugore në Shqipëri: 1508 persona të lënduar gjatë nëntë muajve të vitit 2026
Statistikat zyrtare për periudhën janar-shtator të vitit 2026 tregojnë një rr...
-
Familja Qeriqi njofton për riatdhesimin e Rinesës, ende s’dihet data e kthimit në Kosovë
Familja Qeriqi ka bërë të ditur se procedurat për riatdhesimin e Rinesës janë...
-
Krasniqi me thirrje pas vrasj*es së Arlinda Zekajt: Letra e saj të vendoset në çdo institucion, krahas fotografisë së Presidentes
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën pena...

































