Lajme

“Shtyrja e marrëveshjes për targat, do të ishte pranim se shteti i Kosovës ka dështuar”

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 30 November 2022

Shefi i Qeverisë kosovare, Albin Kurti, ka thënë se nëse do ta pranonte shtyrjen e vendimit për 10 muaj për targa të propozuar nga emisari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nuk do ishte dorëzim i tij si kryeministri, por pranim që shteti i Kosovës ka dështuar.

Në interpelancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ai tutje tha se këtë s’ka mundur ta pranojë.

“Dialogu që zhvillohet në Bruksel është dialog që e ka mbështetjen edhe të ShBA-ve, kjo është evidente, është propozim i BE-së, nuk është amerikan por e ka mbështetjen e ShBA-ve. Ndërkaq unë nuk e kam pranuar deklaratën përfundimtare të Borrellit të hënën për shkak se ishte pakrahësimisht më e dobët sesa ftesa fillestare me draftin me të cilin na patën ftuar, ndërkaq të enjten, tri ditë më vonë, komunikatën që lexoi Borrelli si deklaratë të tij mbi palët është edhe më e mirë sesa ftesa me të cilën na patën ftuar në Bruksel për të dialoguar, ky është dallimi. Dhe së fundmi, është e vërtetë që zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan, Gabriel Escobar, ka kërkuar njësoj sikurse Josep Borrell shtyrje 10 apo 12 muajshe, unë skam qenë dakord me këtë, sepse kur thuhej pse të bëhej shtyrja 10 muaj ose 12 muaj është përmendur mosinformimi i plotë i serbëve, s’jam i sigurt, mendoj që ka qenë informim i mjaftueshëm gjatë muajve të verës, aq më tepër që e shtymë për 1 muaj, e morën vesh të gjithë, tjetër, thanë që duhet të shtyhet për shkak se efikasiteti i shtetit të Kosovës. Shteti i Kosovës nuk e dinë nëse është i aftë që mijëra vetura me targa KM, PR e të tjera t’i konvertojë shpejt e siç duhet, as kjo nuk është e vërtetë. Veturat i transformonin targat shumë shpejt, problemi është që shumë shpejt ato edhe digjeshin, theksi duhet të jetë tek ata që i digjnin veturat jo te efikasiteti i shtetit të Kosovës, prandaj edhe 1 herë po e ritheksoj, po të thosha unë po shtyrje 10 muaj, s’do të ishte dorëzim i imi si kryeministër, por pranim që shteti i Kosovës ka dështuar, e unë këtë s’mund ta pranoj, se shteti i Kosovës i konverton shpejt targat edhe e bën këtë, dhe ne pikërisht këtë e kemi përdorur për ta lidhur me marrëveshjen finale që na nevojitet”.

-Advertisement-

Kurti poashtu tha se kur ambasadori amerikan Hovenier e ka thirrur në takim, ky i fundit ka shprehur brengën e sigurisë për mëngjesin e nesërm.

“Ai nuk ka thënë 10 muaj, ai ka thënë që shteti i Kosovës është në rregull, është mirë, por mëngjesi i ditës së nesërme është shumë problem. Është e vërtetë që ai ka kërkuar shtyrje, por nuk ka thënë 10 muaj, por 48 orë. Brenda 48 orëve ka ndërruar komplet deklarata e Borrellit. Të hënën dhe të enjten keni dy deklarata krejtësisht të ndryshme të Borrellit, në ato 48 orë Borrelli e ka ndryshuar deklaratën, jo unë qëndrimin”, theksoi Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera